Viktor Ponta, miku i Ramës që do njihte Kosovën merr nënshtetësinë Serbe

0
266

Vetëm pak kohë më parë Kryeministri Edi Rama i kërkonte Viktor Pontës njohjen e Kosovës gjatë një vizite në Bukuresht. Por ish-kryeministri i Rumanisë jo vetëm që nuk e njohu Kosovën, por katër ditët më parë ai ka marrë shtetësinë serbe.

Gjë që tregon afeksionin e madh të Pontës për serbët, por njëkohësisht nxjerr në pah edhe një fakt tjetër: Edi Rama bën propagandë populiste në emër të patriotizmit për Kosovën, duke treguar se është një miop diplomatik. Jo vetëm që aftësitë e tij në fushën e diplomacisë duket të varfra, por ai shfaq edhe një mungesë vizioni në politikën e jashtme.

Ponta, një personazh mjaft kontrovers në Rumani, ka shfaqur haptazi vazhdimisht prirjet e tij pro-serbe, por pavarësisht kësaj Rama ka propaganduar se po punon edhe për njohjen e Kosovës dhe këtë gjë u rrek ta shfaqte edhe në Rumani. Një mesazh që e dha gjatë vizitës së tij në Bukuresht dy vjet më parë, ku tha në takimin me Pontën:

“Kërkesa ime e përsëritur është që Rumania më në fund ta njohë Kosovën dhe t’i japë mundësi Kosovës, që të shkojë më tutje në procesin e njohjeve, duke u përfshirë në familjen e atyre vendeve të mëdha demokratike dhe partnere, që tanimë e kanë njohur Kosovën”, do të deklaronte Rama asokohe.

Kjo vërteton edhe një herë se kryeministri shqiptar bën gjithçka për sy e faqe dhe se nuk merr vesh nga politika dhe diplomacia. Edhe pse ai përpiqet të luajë një rol të rëndësishëm në politikën rajonale, duke organizuar takime dhe tryeza me liderët e Ballkanit, faktet tregojnë një mungesë vizioni dhe asnjë rezultat konkret, qoftë në ndihmë të Kosovë, qoftë në rritjen e bashkëpunimit rajonal me vendet fqinje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here