Trajneri i Romela Begajt ‘shpërthen’ me akuza: Ja fajtori për dopingun

0
198

Pezullimi i Romela Begajt nga Federata Botërore e Peshëngritjes pasi rezultoi pozitive me doping, për trajnerin e peshëngritëses shqiptare është një skandal i kësaj federate.

Gazmend Hakcani tha për “Report Tv” se gjitha kjo është lojë e Federatës Botërore për të favorizuar sportisten amerikane, e cila u rendit e treta në garën për titullin kampion bote. Ai sqaron se është e pamundur që një sportist të pezullohet dy herë për të njëjtën substancë.

“Romela Begaj është e pastër. E gjitha është skandal i Federatës Botërore të Peshëngritjes. Kjo bëhet qëllimisht nga Federata botërore për të favorizuar peshëngritësen amerikane. E pamundur të pezullohesh 2 herë për të njëjtën substancë”.

Sipas tij, peshëngritësja shqiptare është e pastër nga çdo substancë e ndaluar. “Analizat në gjak të Begajt janë të pastra”, tha Hakcani.

Ky është pezullimi i dytë i Romela Begajt për doping. Edhe tre vite më parë ajo rezultoi pozitive në testet antidoping dhe u pezullua nga akvitietet sportive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here