Thuajse e kryer, Icardi tek Real Madrid

0
143

Pas krizës së Realit vjen edhe fundi për Karim Benzema i cili së shpejti do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, raporton se Real Madrid është e vendosur që të paguajë klauzolën e lirimit me vlerë 110 milionë euro për Mauro Icardin

Nuk do të pritet merkatoja e verës, por thashethemet e fundit bëjnë me dije se Reali do të takohet me përfaqësues të sulmuesit argjentinas për të arritur marrëveshjen.

Ndërsa në krahun tjetër Interi kërkon të rinovojë sa më shpejt kontratën me të cilën do t’i rritë klauzolën nga 110 milionë euro në 200 milionë.

Prej një kohe të gjatë Reali po vuan në repartin e sulmit, për shkak të formës jo të mirë të Benzemasë dhe Ronaldos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here