Si ndahen buxhetet sipas dikastereve

0
190

Open Data Albania po hulumton mbi shperndarjen e burimeve sipas Institucioneve dhe Programeve. Bazë për këtë hulumtim ka qenë ligji nr 109 datë 30 nëntor 2017. Sipas tabelës së publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, janë parashikuar për Institucionet dhe Programet treqind e tetë pikë nentë miliardë lekë (308,9). Një vit më parë Buxheti sipas Institucioneve u parashikua dyqind e tetëdhjetë e tre pikë tetë miliardë lekë (283,8), me një rritje prej 9 për qind krahasuar me një vit më parë, rritja më e madhe për periudhën 2012-2018. Në pesëvjeçarin e fundit ky është viti me rritjen në të lartë kundrejt vitit të mëparshëm.

Për vitin 2018 është parashikuar që të gjitha Ministritë së bashku do të shpenzojnë dyqind e shtatëdhjetë e gjatë miliardë lekë. Duke i renditur sipas peshës së shpenzimeve të parashikuara për të gjitha ministritë, ato janë: Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale; Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Ministria e Drejtësisë; Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit; Ministria e Kulturës.

Ministria me peshën më të lartë ndaj totalit të shpenzimeve të institucioneve është Ministria e Financave dhe Ekonomisë me 60.8 miliardë lekë të parashikuar për këtë instutucion, 22 për qind e totalit të shpenzime. Zërat kryesore të shpenzimeve të kësaj ministrie ndahen në: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Menaxhimi i Shpenzimeve Publike; Ekzekutimi i Pagesave të Ndryshme; Menaxhimi i të Ardhurave Tatimore; Menaxhimi i të Ardhurave Doganore; Lufta kundër Transaksioneve Financiare Jo-Ligjore; Mbështetje për Zhvillim Ekonomik; Mbështetje për Mbikëqyrjen e Tregut, Infrastrukturë e Cilësisë dhe Pronësisë Industriale; Sigurimi Shoqëror; Tregu i Punës; Inspektimi në Punë; Arsimi i Mesëm (profesional); Strehimi.

Ministria e dytë me peshën më të lartë të shpenzimeve është Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale me 60.1 miliardë lekë. Në këtë ministri zërat e shpenzimeve janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Shërbimet e Kujdesit Parësor; Shërbimet e Kujdesit Dytësor; Shërbimet e Shëndetit Publik; Shërbimi Kombëtar i Urgjencës; Përkujdesi Social; Përfshirja Sociale; dhe Rehabilitimi i të Përndjekurve Politik. Ministria e tretë sipas peshës është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku shpenzimet përllogariten të jenë 47.8 miliardë lekë, 13.9 për qind e totalit të shpenzimeve të shpërndara sipas institucioneve. Zërat kryesore të kësaj ministrie janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Transporti rrugor; Transporti Detar; Transporti Hekurudhor; Transporti Ajror; Furnizimi me Uje dhe Kanalizime; Menaxhimi i Mbetjeve Urbane; Mbeshtetje per Energjine; Mbeshtetje per Burimet Natyrore; Mbeshtetje per Industrine; Planifikimi Urban.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë gjatë 2018-s parashikohet se do të shpemzojë 38.3 miliardë lekë, me një peshë prej 13.9 për qind. Zërat kryesorë të kësaj ministrie janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Arsimi Bazë (përfshirë parashkollorin); Arsimi i Mesëm (i përgjithshëm); Arsimi Universitar; Fonde për Shkencën; Zhvillimi i Sportit dhe Rinisë.

Ministria e Brendshme parashikohet sipas Buxhetit sipas Institucioneve 2018 të jetë 21.1 miliardë lekë, apo 7.6 për qind e totalit. Në këtë ministri përfshihen këto zëra: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Policia e Shtetit; Garda e Republikes; Prefekturat dhe Funksionet e Deleguara te Pushtetit Vendor; Sherbimi i Gjendjes Civile.

Për Ministrinë e Mbrojtjes parashikohet të shpenzohet 19.7 miliardë lekë, rreth 7.2 për qind e totalit të shpenzimeve të parashikuara për ministritë. Në këtë ministri zërat kryesorë të shpenzimeve janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Forcat e Luftimit; Arsimi Ushtarak; Mbështetja e Luftimit; Mbështetje për Shëndetësinë; Mbështetje Sociale për Ushtarakët; Emergjencat Civile.

Shpenzimet e Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit në vitin ushtrimor 2018 do të jenë 10.9 miliardë lekë, apo 4 për qind e totalit të shpenzimeve të ministrive. Zërat kryesore që ndahen shpenzimet e kësaj Ministrie janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit; Menaxhimi i infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes; Zhvillimi Rural duke mbesht. Prodh. Bujq, Blek, Agroind dhe Market.; Këshillimi dhe Informacioni Bujqësor; Menaxhimi qendrueshem i tokës bujqësore; Mbështetje për Peshkimin; Administrimi i ujrave.

Ministria e Drejtësisë parashikohet se gjatë 2018-s shpenzimet do t’i ketë 10.9 miliardë lekë, 3.7 për qind e totalit. zërat kryesorë të kësaj ministrie janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Publikimet Zyrtare; Mjekësia Ligjore; Sistemi i Burgjeve; Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor; Shërbimet për çështjet e birësimeve; Shërbimi i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave; Shërbimi i Provës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të shpenzojë gjatë 2018-s 2.9 miliardë lekë, apo 1.1 për qind e totalit të shpenizmeve të ministrive. Sipas zërave shpenzimet e kësaj ministrie ndahen në: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Mbështetje diplomatike jashtë shtetit; Aktiviteti diplomatik dhe konsullor; Mbështetja Institucionale për Procesin e Integrimit.

Për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit janë parashikuar që gjatë 2018-s do të shpenzohen rreth 2.1 miliardë lekë, më pak se 1 për qind e totalit të shpenzimeve të ministrive. Zërat kryesorë të kësaj Ministrie janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Programe per mbrojtjen e Mjedisit; Administrimi i Pyjeve; Zhvillimi i Turizmit.

Ministria e fundit për sa i përket peshës ndaj totalit të shpenzimeve të ministrive është Ministria e Kulturës. Në 2018-n për Kulturën do të shkojnë rreth 2 miliardë lekë, apo 0.7 për qind e totalit. Sipas zërave shpenzimet kësaj ministrie do të shkojnë për: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi; Trashegimia Kulturore dhe Muzete; Arti dhe Kultura.

Ndërkohë, grupi i Institucioneve të tjera Qeveritare është grupi me vlerën e shpenzimeve më të lartë, me rreth 4 miliardë lekë. Për periudhën kohore 2013-2018 shpenzimet për grupin Institucione të Tjera Qeveritare janë rritur me gat 3 herë.  Në këtë kategori përfshihen këto zëra: Shërbime Qeveritare; Shërbimi i Prokurimit Publik; Shërbime për diasporën; Shërbime të tjëra; e-Qeverisja; Menaxhimi dhe Zhvillimi i Administratës Publike; Mbështetje për Kultet Fetare. Peshën më të lartë në këtë grup e ka shërbimi i e-qeverisjes, me 2.3 miliardë lekë, më shumë se gjysma e totalit të gjithë grupit. Qeverisja elektronike ofron shërbimet e institucioneve qeveritare nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Krahasur me 2017-n për këtë grup janë parashikuar rreth 3 miliardë lekë më shumë.

Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor është parashikuar se gjatë 2018-s do të shpenzojnë 2.2 miliardë lekë. Ky institucion ka pasur një rritje prej 30 për qind në krahasim me vitin 2013. Në krahasim me një vit më parë, nga buxheti i shtetit këtij institucioni i janë parashikuar rreth 98 milionë lekë më shumë.

Prokuroria e Përgjithshme në 2018-n parashikohet se do të shpenzojë 1.6 miliardë lekë. këtë vit ku institucion parashikohet të shpenzojë rreth 20 milionë lekë më shumë se në vitin që lamë pas.  Shërbimi Informativ Shtetëror është parashikuar që do të shpenzojë 1.5 miliardë lekë. Për këtë institucion janë parashikuar rreth 77 milionë lekë më shumë në krahasim me një vit më parë.  Për 2018-n parashikohen më pak para për institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në 2018-n sipas të dhënave të marra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit do të shpenzojë rreth 482 milionë lekë, 93 milionë më pak se një vit më parë.

Gjykata Kushtetuese është parashikuar se do të ketë 128 milionë lekë shpenzime në 2018-n, të cilat do të shkojnë për veprimtarinë e këtij institucioni.  Avokati i Popullit, institucion tjetër i pavarur, parashikohet se në 2018-n do të shpenzojë rreth 116 milionë lekë, apo 9.5 milionë më shumë se në 2017-n.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here