Shqipëria renditet ndër 10 ekonomitë më të dobëta në botë

0
180

Forumi Ekonomik Botëror e ka renditur Shqipërinë ndër 10 ekonomitë më të dobëta prodhuese në botë bashkë me Azerbajxhanin dhe 8 vende afrikane.

Në një raport të quajtur “Gatishmëria për të Ardhmen e Prodhimit”, Forumi ka analizuar ekonomitë e 100 vendeve të botës për nga fuqia e prodhimit dhe sa gati janë për t’u përshtatur me teknologjitë e reja që po ndryshojnë.

Raporti e rendit Shqipërinë në vendin e 91-të nga 100 vende të marra në shqyrtim. Sipas Forumit Ekonomik Botërore, ekonomia shqiptare vlerësohet me 2.7 pikë nga 10 pikë të mundshme duke lënë pas vetëm Zambian, Tanzaninë, Ganën, Ugandën dhe disa vende të tjera Afrikane.

Raporti thekson se Shqipëria ka një ekonomi shumë të dobët prodhuese, gati primitive. Sipas tij, aktualisht vlera e shtuar nga manifaktura në ekonominë shqiptare është vetëm 823.3 milionë dollarë ose sa 6 për qind e Prodhimit Kombëtar dukshëm më i ulët nga i vendeve të zhvilluara.

Përveç situatës negative aktuale, Forumi Ekonomik vlerëson se Shqipëria është një nga vendet më të papërgatitura për ndryshimet e shpejta teknologjike që po ndodhin në fushën e prodhimit.

Sipas renditjes, në vendin e parë si ekonomia më e fuqishme prodhuese në botë renditet Japonia, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen respektivisht Koreja e Jugut dhe Gjermania, që njihen si ekonomi lokomotiva në rang global.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here