Probleme për Messin, tani ai rrezikohet seriozisht

0
251

“Hesapet” e Lionel Messit me autoritetet financiare spanjolle nuk janë mbyllur ende, madje sipas mediave iberike, asi argjentinas është në telashe të mëdha.

Këtë herë në qendër të hetimeve të autoriteteve fiskale spanjolle është fondacioni i ngritur nga lojtari në vitin 2007. Fondacioni, që mban emrin e tij, ka si objektiv të funksionimit të vet ndihmën për fëmijë jetimë dhe të varfër.

Por, autoritetet spanjolle dyshojnë se në të vërtetë ky fondacion është përdorur për të shmangur taksat.

Miliona euro të derdhura nga Barcelona në llogaritë e këtij fondacioni, dyshohet se nuk kanë përfunduar tek fëmijët e varfër dhe në nevojë, por në xhepat e familjes Messi, duke shmangur kështu taksat.

Ajo që po hetohet është periudha nga 2007 deri në 2013. Në këtë 6-vjeçar janë duke kaluar në sitë të gjitha transfertat hyrëse dhe dalëse të fondacionit dhe anomalia e parë, siç thonë mediat në Spanjë është gjetur.

Sipas tyre, fondacioni në këtë periudhë nuk ka figuruar i regjistruar në asnjë zyrë, duke iu shmangur kështu ligjeve vendase.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here