Polici i kokainës “humb gjurmët”

0
206

Menjëherë pas transmetimit në “Fiks Fare” të materialit ku oficeri i policisë Julian Balliu shfaqej teksa bënte pazare për shitje kokaine, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave shpalli në kërkim këtë të fundit.

Oficeri i policisë rrugore në Lushnje nuk u gjet në banesë ndërkohë që përvec procedimit penal ndaj tij, ai u pezullua menjëherë nga detyra përfshirë edhe procedimin disiplinor. Julian Balliu ka mbajtur detyra të rëndësishme në policinë e Lushnjes si shef qarkullimit rrugor.

Po ashtu ai ka qenë edhe shoqërues në njësinë e eskortimit të kompanisë TAP për transportim të veçantë ndërsa së fundmi i kishte dalë urdhri i emërimit në njësinë speciale të policisë rrugore për autostradën Milot-Morinë.

Por Balliu nuk është i vetmi efektiv policie që është në kërkim për trafik droge. Prej gati 2 muajsh edhe 3 ish efektivë të lartë të policisë të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nuk po gjenden. Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish shefi i kufirit Dhërmi, Sokol Bode dhe ish shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila kanë humbur gjurmët.

Ndërkohë një efektiv i policisë rrugore në Tiranë u arrestua të martën me akuzën e korrupsionit pasiv. Arjan Meça me detyrë trup shërbimi në Sektorin Inter-urban akuzohet se ka marrë një sasi parash nga një drejtues mjeti.

shfaqej teksa bënte pazare për shitje kokaine, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave shpalli në kërkim këtë të fundit.

Oficeri i policisë rrugore në Lushnje nuk u gjet në banesë ndërkohë që përvec procedimit penal ndaj tij, ai u pezullua menjëherë nga detyra përfshirë edhe procedimin disiplinor. Julian Balliu ka mbajtur detyra të rëndësishme në policinë e Lushnjes si shef qarkullimit rrugor.

Po ashtu ai ka qenë edhe shoqërues në njësinë e eskortimit të kompanisë TAP për transportim të veçantë ndërsa së fundmi i kishte dalë urdhri i emërimit në njësinë speciale të policisë rrugore për autostradën Milot-Morinë.

Por Balliu nuk është i vetmi efektiv policie që është në kërkim për trafik droge. Prej gati 2 muajsh edhe 3 ish efektivë të lartë të policisë të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge nuk po gjenden. Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish shefi i kufirit Dhërmi, Sokol Bode dhe ish shefi kundër krimit të organizuar Gjergj Kohila kanë humbur gjurmët.

Ndërkohë një efektiv i policisë rrugore në Tiranë u arrestua të martën me akuzën e korrupsionit pasiv. Arjan Meça me detyrë trup shërbimi në Sektorin Inter-urban akuzohet se ka marrë një sasi parash nga një drejtues mjeti.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here