‘Ndërprerja e dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit’, ish-ministrja: Po i vrisni për herë të dytë!

0
143

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratave të djeshme të ministrit të Financave Arben Ahmetaj, i cili tha se po diskutohet mundësia në qeveri për kufizimin e dëmshpërblimeve.  

“Dje dëgjuam, se si te përndjekurit politik dhe familjet e tyre në këtë vend, duhet të presin ‘Udhëheqjen’ për të marrë një vendim në kundërshtim me ligjin, nëse do të dëmshpërblehen apo jo, duke ngrirë fondin që në fakt është me zë të veçantë në buxhetin e shtetit!:, shkruan Gjosha në një postim në rrjetet sociale.

“Sa e rëndë duhet të jetë, t’i vrasësh këto familje për të dytën herë! I vret duke i mashtruar në fushatë me premtime boshe, i vret duke i rikthyer një dhimbje të atyre viteve që askush nuk do të donte ta përjetonte, i vret duke i marrë edhe atë pjesë të vogël dhe modeste dëmshpërblimi që ia njeh ligji!”, shton ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here