Mësoni arsyet e incidentit mes Marinës dhe Big Mamës

0
209

Marina Vjollca është një nga moderatoret e dashura të ekraneve shqiptare. E qeshur dhe gjithmonë me fjalë pozitive ajo ka fituar simpatinë e publikut.

Pas shpalljes së fituesve të edicionit të parë, spektakli ‘C’est la vie’ është rikthyer sërish në ekranin e TV Klan ku të gjithë pjesëmarrësit kanë treguar kujtimet dhe momentet më të bukura përgjatë rrugëtimit të tyre në këtë show.

Puntata e re është zhvilluar më tepër në formën e një talk show, ku batutat e shumta të Big Mamës duket se në një moment ia kanë sosur durimin moderatores Marina Vjollca.

Këngëtarja vazhdimisht ndërhynte duke thënë “Ndjekim insertin”, por me sa duket Big Mama ka vijuar me të vetën siç vetëm ajo di. E ka qenë ky momenti kur Marina nuk ka duruar dot më e i është kthyer duke i thënë paksa me seriozitet në fytyrë:

“Ty do të të pushoj nga puna, qepe gojën!”

Ndoshta dikush tjetër edhe mund te stepej, por Big Mama ka vazhduar me batutat e saj deri në fund të emisionit, përgjatë gjithë mbrëmjes si Marina edhe Big Mama kanë vijuar të qeshin e të bëjnë shaka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here