Lubonja: PD dhe LSI kthehen në pushtet vetëm me marrëveshje

0
177

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar bashkëpunimin mes dy partive më të mëdha opozitare në vend, PD dhe LSI. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Lubonja është ndalur tek protesta e opozitës e cila është parashikuar të mbahet më 27 janar, dhe tek nisma e përbashkët PD-LSI për ndryshimin në Kushtetutë të mënyrës së zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm.

Teksa u ndal tek qëndrimet e këtyre dy forcave politike, Lubonja tha se PD dhe LSI synojnë të tërheqin sa më shumë njerëz. Por sipas tij, as LSI nuk mund të vijë në pushtet pa një bashkëpunim me PS ose PD, dhe as PD nga ana tjetër nuk mund të vijë në pushtet pa një bashkëpunim me LSI.

Kam përshtypjen se kjo çështja e raportit të LSI me PD nuk besoj se është vetëm nga njëra palë. Të dy palët luftojnë se kush e udhëheqë opozitën, apo kush fiton më shumë pikë. Kështu bëhet luftë për pushtet, kush arrin të tërheqë më shumë popullin në anën e vet. Nga njëra anë LSI nuk ka shans të kthehet në pushtet pa një bashkëpunim me PD apo PS. Edhe PD nga ana tjetër nuk ka shans të vijë në pushtet pa një bashkëpunim me LSI”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti u shpreh opozita duhet të tregojë më shumë bashkëpunim dhe angazhim në ngritjen e institucioneve të drejtësisë.

“Kërkesa për një prokuror tjetër dhe protesta shkojnë në një drejtim tjetër. Opozita mendoj se pak a shumë është në koherencë për një mendim që ka lidhur me protestën dhe kërkesën për Kryeprokurorin. Por a duhen bërë disa hapa institucionale ndërkaq? Opozita duhet të bashkëpunojë që të ngrihet KLP. Kjo nuk zgjidhet përmes protestave. Duhet sikur po i rikthehemi situatës së ‘çadrës’”, tha analisti Fatos Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here