‘Krahu i djathtë’ i Shullazit: Ylvi Beqjan ma prezantoi vetë Emiljano në shtëpinë e tij

0
362

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ka dëshmuar sot në gjyq për marrëdhënien e tij me biznesmentin Ylvi Beqja, akuzuesi kryesor i tyre që i ka çuar pas hekurave; Shullazi vetë nuk u paraqit në seancë.

Dani tregoi se ku ishte njohur me biznesmenin dhe për paratë që kishte marrë nga Beqja.

“Ylvi Beqjan ma prezantoi Emiljano Shullazi në shtëpinë e vet. Ylviu kërkonte ndihmë pasi kërcënohej nga Zamir Hasa dhe nga burokracitë për të regjistruar “Vollgën” në hipotekën e Durrësit. Ishte Beqja ai më kërkoi të tërhiqja disa çeqe në bankë. I mora dhe paratë ia dhashë në dorë.  Me kërkesën e tij tërhoqën çeqe edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela. Endri Qyqja tërhoqi 16 mijë euro që u paguan në hipotekën e Durrësit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here