Kreu i PDIU- së Shpëtim Idrizi ka folur për kulisa të shtetit për të zhdukur faktorin politik të forcës që përfaqëson.
Ai tha se vetëm me votat e çamëve, PDIU pa frikë do të kishte në Kuvend, 7 deputetë dhe se në disa qarqe është goditur partia e çamëve.
Idirzi gjithashtu shtoi se nuk mund tu besosh këtyre politikanëve me dy fytyra pasi lufta e tyre është vetëm për pushtet dhe jo për çeshtjet e shqiptarëve.
Ne, që kishim fatin e privilegjin te ishim ligjvënësit e Çamërisë jemi akti i fundit i ndëshkimit të pabesisë që zgjodhën si helm për të na e dhënë ta pinim, teksa ngrinin shëndete dhe përbetoheshin për Shqipërinë, përbetoheshin për Çamërinë.
Është pa dyshim e hidhur ta kuptosh rengun që të kanë bërë jo ty, jo disa deputetëve, jo një partie politike, por shqiptarëve të kësaj krahine martire që nuk ngopen duke i vrarë dhe rivrarë.
Dikur greku përdorte bandat e Napoleon Zervës për t’i masakruar, therrur, sot përdor marrëveshjet e kulisave me politikanët tanë e dy fytyrave që luftën për pushtet e kanë mbi prosperitetin e Shqipërisë ,e jo më të mbajnë Çështjen Çame Një fytyrë e mbajnë të qeshur për ne, tjetrën të bindur para kërcënimeve të Athinës.
Shihni ku jemi sot; i kanë ndarë shqiptarët sikur të ishin dy popujt, populli opozitar dhe mazhoritar që i kacafysin për karriket e tyre jo një herë në katër vjet, por çdo ditë…