Frika e qeverisë nga protesta e Janarit

0
305

Në të vërtetë në 27 Janar do të ketë një protestë të Opozitës ku ndoshta do të tubohet një pakënaqësi e grumbulluar popullore, sepse jo të gjithë mund të largohen nga Shqipëria duke përplasur derën pas dhe duke sharë nëpër dhëmbë për Shqipërinë që nuk bëhet.

Protesta duhet. Duhet sa më e madhe dhe sa më e fortë. Mundësisht masive dhe e vendosur dhe ku të përfshihen sindikatat e pablera shqiptare.

Ky vend, ndër të tjera ka edhe një rekord tjetër të zi, ka një sindikalizëm mizerabël, një sindikatë biznesmene që nuk dihet se ku ishte, se ku është dhe se ku do të jetë ndonjëherë.
Punëtorët dhe fshatarët e këtij vendi, janë më të pambrojturit dhe më të vetmuarit, më të parespektuarit dhe më të kamzhikuarit, më të fyerit dhe më të grabiturit.

Ata s’dinë se ku të shkojnë, sepse në të vërtetë, ata janë edhe mosbesuesit më të mëdhenj të këtij vendi. Luftojnë për të ikur, për të shitur krahun e tyre të punës, në tregun e madh perëndimor të punës, ku munden të përfitojnë nga standarte të tjera, shumë më të larta të respektit dhe vlerësimit të Punës.

E megjithatë Protesta duhet!

E megjithatë Demokratët dhe Lsi-stët, duhet të jenë të shumtë më 27 Janar, sepse në xhunglën shqiptare duhet të bërtasësh herë pas here me sa zë ke në kokë: “Ja ku jam!” që xhungla të të fusë në hesap edhe egzistencën tënde shok!

Frika e qeverisë nga protesta, duket në media, nga sasia e katërfishuar e helmit që derdhet aty në kolumnet qeveritare.
Edhe pse askush nuk beson se mund të ndryshojnë gjëra thelbësore nga kjo protestë, kjo Protestë duhet e fortë, sepse Qeverisë dhe qeveritarëve u pëlqen, të na shohin si një kope delesh që hanë kokëulur barin e mbetur nga lopët e dhjamura pranë agallarëve të pushtetit. Dele që hanë bar, që nuk flasin, që i mjelin dhe i qethin dhe që dridhen sapak kur ndjejnë se u afrohet kasapi me hanxhar në dorë dhe kaq!

Por, mbi të gjitha Partia Demokratike duhet të bashkohet rreth një Karte të Re vlerash dhe mirëbesimi dhe Lulëzim Basha duhet të dijë ta bëjë këtë, me çdo kusht, ose përndryshe të kalojë aleat i hapur i kryeministrit Usta.

Sepse plaga e hapur në PD e ka lënë këtë parti të zbehtë për nga forca dhe kjo smund të vazhdojë akoma më gjatë se Zgjedhjet lokale po afrohen me shpejtësi.

Mbyllja e syve ndaj kësaj situate, smund të vazhdojë më gjatë sepse nuk është tjetër përveçse dhurimi në tavolinë i humbjes së ardhshme dhe dhurimi i fitores së ardhshme të kundërshtarit, që ndihet i fortë, kryesisht nga dobësia e Opozitës.

E megjithatë Halli i Shqiptarëve duhet të protestojë!

A do të jenë në gjëndje kryeopozitarët të nxjerrin Hallin Popullor të papunësisë dhe të jetës së pasigurtë përpara dhe të rrinë vetë disa rreshta pas tij?

Nga këtu mendoj se do të fillonte suksesi…/360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here