Ekzekutohet me 3 plumba lideri i serbëve të Kosovës ,por , kush ishte Oliver Ivanoviç

0
211
Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM) President Gjorge Ivanov and EU enlargement commissioner give a press conference on September 4, 2012 after their talks at EU headquarters in Brussels. Macedonia was granted EU candidate status in 2005, but the start of the accession talks has been blocked ever since by Greece due to the name row. Athens and Skopje have been at loggerheads over the right to the name Macedonia since the former Yugoslav republic proclaimed independence in 1991, as a northern Greek province has the same name. AFP PHOTO / GEORGES GOBET (Photo credit should read GEORGES GOBET/AFP/GettyImages)

Ekzekutohet me 3 plumba lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

64-vjeçari është qëlluar me 3 plumba para zyrave të tij në Mitrovicë.

Edhe pse u dërgua me shpejtësi në spital, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Pranë vendit ku u qëllua politikani, policia ka gjetur një mjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga atentatorët.

Ivanoviç, lideri i iniciativës ‘Liria, Demokracia, Drejtësia’ është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës.

Ai ishte në pritje të gjykimit për krime lufte, pasi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende asnjë hollësi lidhur me ngjarjen. Në vitin 1999, me formimin e Këshillit Kombëtar Serb, Ivanoviç, u emërua kryetar i Komitetit Ekzekutiv për veriun e Kosovës.

Që prej vitit 2008, 64-vjeçari ishte Sekretar Shteti në Ministrinë e Kosovës dhe Metohisë.

Ivanoviç shihej si një prej politikanëve më të moderuar serbë të Kosovës. Ndërkombëtarët kishin investuar jo pak në ecurinë dhe mbështetjen ndaj tij.

Por imazhi i tij pësoi një goditje të fortë kur disa familje shqiptare dëshmuan se Oliver Ivanoviç kishte marrë pjesë në një masakër në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë.

Gjykata Themelore e Mitrovicës në vendimin e 30 marsit 2016, e shpalli fajtor Oliver Ivanoviçin për veprën penale të Krimeve të Luftës kundër Popullatës Civile dhe e dënoi me 9 vite burgim, por në shkurt të vitit të kaluar e ndryshoi masën ndaj tij në burg shtëpiak.

Oliver Ivanoviç e ka kritikuar jo rrallë herë politikën e Beogradit zyrtar në Kosovë si dhe ‘Listën Serbe’ të presidentit Vuçiç.

Makina

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here