Çfarë po i vret aktoret e filmave porno?

0
638

4 aktore të filmave me “pullë të kuqe” kanë humbur jetën vetëm në 3 muajt e fundit. Policia amerikane ka hedhur tezën e vetëvrasjes. Rasti i fundit ishte ai 20-vjeçares Olivia Nova, e njohur edhe me emrin e artit, Alexis Rose Forte.

Ajo u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Los Anxheles më 7 janar. Pas përsëritjes së këtyre rasteve në Shtetet e Bashkuara është ngritur pyetja: “Çfarë po i vret pornostaret?”

Të shumtë janë ata që “fajësojnë” rrjetet sociale dhe bullizimin që pësojnë nga këto vajza për shkak të profesionit të tyre.

Këtë tezë mbështet edhe aktorja italiane e filmave për të rritur, Valentina Nappi.

Njerëzimi ka evoluuar në grupe të vogla e të mbyllura deri më tani. Sot është ndryshe dhe falë rrjeteve sociale informacionet shoqërohen me komente, që shpesh janë të pakëndshme për aktoret. Ky është një realitet dhe shpesh liria e një njeriu që të bëjë çfarë të dojë me jetën e vet seksuale mbetet thjesht formale”,- thotë ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here