Bylykbashi i drejtohet Ramës: “Reforma në drejtësi nuk është armë që hidhet me parashutë”

0
125

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi përmes një komenti në rrjetet sociale i ka drejtuar një apel Kryeministrit Edi Rama që të mos përdorë reformën në drejtësi  si ato armët që hidhen me parashutë. Bylykbashi ka bërë një paralelizëm mes mënyrës sesi Rama kërkon të përdorë reformën në drejtësi me armët që hidheshin para 1944 me parashutë me shpresën se komunistët do të sillnin demokracinë.

Në këtë kuadër, Bylykbashi shkruan se një kryeministër i korruptuar dhe kriminalizuar, por që ulëret se do të bëjë reformë në drejtësi, do të bëjë me këto “arme” veçse atë që di të bejë më mirë. “Më 22 korrik 2016, amendamentet kushtetuese kishin qëllim pikërisht që të pengonin kapjen e drejtësisë nga pasardhesit e komunistëve e të përdorej si armë ndaj kundërshtarëve politike, por të shërbejë për të vënë në vend drejtesinë: ministrat e korruptuar, të lidhur me krimin, kriminelët trafikantë të shkojne ne burg, prona tek i zoti dhe drejtësi e thjeshte dhe e shpejtë”, shkruan Bylykbashi.‎

Komenti i Oerd Bylykbashit

Reforma ne drejtesi nuk eshte arme qe hidhet me parashute!‎

Ne Luften e Dyte Boterore, ne vitet 1943-1944, Aleatet perendimore hodhen sasi te medha armesh e municionesh‎ per partizanet komuniste, sepse premtonin me shume se te tjeret qe te luftonin nazistet. Me ato arme, partizanet komuniste u fuqizuan, fituan luften civile ndaj nacionalisteve, i vrane dhe i perzune ata dhe me 28 nentor 1944 me ato arme te Aleateve moren pushtetin. 70 vjet para 22 korrikut 2016, nen veshtrimin e perfaqesuesve Aleate, cimentuan pushtetin e tyre me Kushtetuten e 1946 me vota te dhunuara nen presion.

Me 22 korrik 2016, amendamentet kushtetuese kishin qellim pikerisht qe te pengonin kapjen e drejtesise nga pasardhesit e komunisteve e te perdorej si arme ndaj kundershtareve politike, por te sherbeje per te vene ne vend drejtesine: ministrat e korruptuar, te lidhur me krimin, kriminelet trafikante te shkojne ne burg, prona tek i zoti dhe drejtesi e thjeshte dhe e shpejte.‎

Reformen ne drejtesi Edi Rama nuk mund ta konsideroje si armet qe parashutoheshin ne 1944 me shpresen se komunistet do sillnin demokracine. ‎Nje kryeminister i korruptuar dhe kriminaizuar, por qe uleret se do te beje reforme ne drejtesi, do te beje me keto “arme” vecse ate qe di te beje me mire. Ne fakt, sic i thone ne anglisht, ai eshte “the big ëhite shark” qe Aleatet presin te bjere ne rrjete. Ne shqip i themi “nuk i varen ujkut melcite ne qafe”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here