Vendimi i Strasburgut/ Rama: Do ta ankimojmë, do ta bëja edhe 1 mijë herë …

0
217

Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se do ta bënte 1 mijë herë prishjen e kompleksit Jon.

Sipas tij, në rastin konkret është bërë një shpronësim në bazë të ligjit, ndërsa ankimuesit e çuan çështjen në gjykatë, pasi nuk ishin të kënaqur me shumën.

“Ne do të bëjmë një apelim po në Strasburg dhe do të presim vendimin”, tha Rama lidhur me vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Rama tha se nuk ka asnjë kontest përsa i takon ligjshmërisë, gjykata nuk ka konstatuar paligjshmëri të vendimit, por është marrë me shumën e akorduar.

“Ne nuk jemi dakort me këtë vendim të Gjykatës së Strasburgut dhe do të apelojmë në instancën tjetër po atje”, tha Rama.

Lidhur me atë çfarë rrezikon Shqipëria nga gjyqet në Arbitrazh apo në gjykata të tjera europiane, Rama tha se këto janë ëndrra që i shikojnë opozitarët.

“Janë ëndrra që shikon konglomerati opozitar”, tha Rama, duke shtuar se nuk i intereson fare kjo temë e vendimit të Strasburgut. Sipas tij, në vendim gjenden lapsuse qesharake, kur thotë se shteti shqiptar ka paguar 3500 dollarë, kur ne kemi dhënë 3.5 milionë dollarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here