TURQI/AVIONI RRËSHQET NGA PISTA, SHPËTOJNË PËR MREKULLI 162 PASAGJERË

0
173

 

Një aeroplan rrëshqiti nga pista, duke mbërritur i pasigurt në anën e një shkëmbi, pas uljes. Ngjarja ka ndodhur në Turqinë veriore, ku 162 përjetuan një tmerr teksa për pak sa nuk ndërruan jetë nga rrëshqitja.

Fatmirësisht, 162 pasagjerë dhe ekuipazhi në bordin e avionit Boeing 737-800 të Pegasus Airlines u shpëtuan mrekullisht dhe u evakuuan në mënyrë të sigurt herët të dielën në mëngjes pas incidentit në Aeroportin e Trabzonit, që ndodhet në rajonin lindor të Detit të Zi të Turqisë.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë aeroplanin, i cili u largua nga kryeqyteti turk i Ankarasë të shtunën në mbrëmje, i mbërthyer më pas në baltën e ngrirë.

Aksidentit çoi në mbylljen e aeroportit për disa orë, ndërsa shkaku ende nuk dihet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here