Vijojnë hetimet lidhur me atentatin me eksploziv të 13 janarit në qytetin e Shkodrës ku mbetën të plagosur 8 persona mes tyre është plagosur rëndë dhe Lulzim Kulla.
Shefi i komisariatit Shkoder Hamdi Shullani deklaroi për gazetarët se është bërë kçyrja e kamerave të sigurisë në laboratorin e kriminalistikës Tiranë por “nuk ka ende asnjë detaj mbi autorin që vendosi motoçikletën ne hyrje te godinës dy katëshe, e cila kishte edhe tritolin. Për ngjarjen po vijojmë hetimet, jemi në bashkëpunim me policine e përgjithshme.”