Shkarkimi i Çakos/ Rama: Do më gëzonte një kryepolice femër

0
166

Kryeministri Edi Rama tha se opozita duhet të marrë mbështetjen e SHBA dhe BE për ndryshimet që propozojnë për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm pastaj mund të vijnë dhe të diskutojnë. Sipas Ramës, ata që sot gjuajnë me këpucë, ua futi këmbët në një këpucë SHBA dhe BE.

“Unë e ftova publikisht Lulzim Bashën për të të zgjedhur me konsensus Prokuroren e Përgjithshme, por u refuzova, dhe askush nuk e di sot arsyen sepse u refuzua ftesa”, tha Rama.

I pyetur nëse SHBA-BE patën ndikim në zgjedhjen e Arta Markut në postin e Kryeprokurores, Rama tha në studion e Oraneës, se nëse nuk do të ishte zgjedhja e duhur, nuk do të reagonin duke përshëndetur zgjedhjen.

“Unë me Lulzim Bashën mund të negocioj për çdo proçes, por jo për atë të reformës në drejtësi”, tha Rama.

I pyetur për mosngritjen e KLP-së, Rama tha se kjo nuk është përgjegjësi e mazhorancës dhe mendoj se është humbje kohe.

Në lidhje me faktin se drejtuesit e 3 institucioneve janë të përkohshëm, Rama tha se “në krye të SHISH është drejtori i SHISH-it, i cili do të jetë në atë detyrë derisa unë të jem Kryeministër, pavarësisht se çfarë do të bëjë Presidenti, pasi unë nuk çoj asnjë propozim tjetër”.

Në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rama tha se do të ishte shumë i gëzuar nëse do të ishte një zonjë në krye të policisë, ndërsa e cilësoi si një proçes teknik tashmë emërimin e kreut të Përgjithshëm të Policisë.  Sipas tij, imazhi i Policisë së Shtetit nuk është dëmtuar pas akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, të paktën kështu na është thënë edhe nga raportet e BE-së.

Lidhur me Sajmir Tahirin, Rama tha se ai ka avokatët e tij dhe punën e ka me drejtësinë. “Tahiri nuk është pjesë e PS-së, grupi parlamentar apo qeverisë. Për herë të parë ndodhi që një nga figurat më të suksesshme dhe të rëndësishme nuik është pjesë e një force politike në raport me drejtësinë. Çdo ndihmë që ofron FBI apo SHBA për këtë çështje do të jenë të mirëpritur”, tha Rama.

Në lidhje me luftën ndaj krimit, Rama tha se rezultatet do të jenë hap pas hapi, nuk është luftë mbjellje-korrjesh apo stinë peshkimesh.

“Për fat të mirë çështjen e dënimeve nga partia e kemi mbyllur në 1990, ndërsa për fat të keq kemi paguar shumë nga një pushtet i korruptuar në drejtësi”, tha Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here