Sekretarët e qeverisë Rama zaptojnë bordet, paratë që fiton Bele, Ndreca dhe Agaçi

0
359

treshja

Sekretarët e Përgjithshëm të qeverisë duket se kanë zaptuar bordet shtetërore, duke patur kështu edhe role të tjera përveç rolit të tyre si sekretarë.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga “Open Data Albania”, disa prej sekretarëve të Përgjithshëm, mes tyre përmendim Engjëll Agaçin, Koli Belen dhe Plarent Ndrecën, rezultojnë të jenë të punësuar edhe në borde të tjera shtetërore, duke marrë kështu të ardhura më shumë sesa nga një burim. Theksojmë se të deklarimet janë të vitit 2016-të, pasi të 2017-ës nuk janë publikuar akoma.

ENGJËLL AGAÇI

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, rezulton edhe pjesë e disa bordeve shtetërore të tjera, duke përfituar kështu më shumë sesa një pagë mujore.

Sekretari i Kryeministrisë përfiton një pagë prej 1 321 080 lekësh, si edhe të ardhura të tjera nga pjesëmarrja si nënkryetar në Bordin Drejtues të INSIG, 191 250 lekë.

Kujtojmë se deri para dy vitesh, kompania e sigurimeve INSIG ka qenë një kompani shtetërore por më pas u privatizua nga Shoqëria e sigurimeve EUROSIG e cila ka derdhur për llogari të qeverisë shqiptare vlerën prej 16 milionë euro.

Bordet dhe të ardhurat:
1)Të ardhura neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, 1 321 080 lekë.

2) Të ardhura neto nga pjesëmarrja si nënkryetar në Bordin Drejtues të INSIG, 191 250 lekë.
3) Të ardhura neto nga pjesëmarrja si anëtar i Bordit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, 211 905 lekë,
4) Të ardhura neto nga pjesëmarrja si anëtar i Këshillit Drejtues të AKBN-së, 110 160 lekë.

KOLI BELE

Tanimë është Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, mirëpo deri në 2016-ën, para ndryshimeve të kabinetit qeveritar, Koli Bele ishte Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë Koli Bele.

Edhe ky si Engjëll Agaçi, deri në 2016-ën ka qenë pjesë e disa bordeve shtetërore.

Bordet dhe të ardhurat: 

1) Të ardhura nga paga si Sekretar i Përgjithshëm, 1 254 708 lekë.

2) Të ardhura nga paga si kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, 308 550 lekë.
3) Të ardhura nga paga si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Albpetrol SH.A, 266 220 lekë.

PLARENT NDRECA

Plarent Ndreca është emëruar si Sekretar i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, mirepo në 2016-ën të njëjtin post e kishte pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave.

Bordet dhe të ardhurat:

1)Të ardhura neto nga paga si Sekretar i Përgjithshëm i MAS dhe dieta, 1 425 191 lekë.

2) Të ardhura neto si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Ndërmarrjen e Qytetit Studenti Nr. 1, Tiranë 160 392 lekë.
3) Të ardhura neto si anëtar Këshillit Mbikëqyrës të Albania Adventure Resort SH.A, 300 000 lekë.

4)Të ardhura neto nga 33.3 % e aksioneve në studion ligjore T&N, 67 888 lekë.

Ndërkohë kujtojmë se Plarent Ndreca, deri në vitin 2013-të, ka qenë edhe anëtar bordi në shoqërinë Ujësjellës Kanalizime SH.A, Kavajë, (01.01.2013 – 12.10.
2013), me një pagë prej 185 409 lekësh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here