Planifikoni të blini shtëpi në Tiranë? Ja ç’ndodh me çmimet e apartamenteve këtë vit

0
360

Ndërtuesit thonë se do të ketë rritje të çmimeve të apartamenteve në kryeqytet. Në disa zona, për të qenë më të saktë. Për shembull zona e Unazës së Made pritet që këtë vit të jetë me çmime në rritje të apartamenteve. Ndërsa në periferi mund të ketë ulje.

Ndërsa aktorët e agjencive të real estate parashikojnë stabilitet në çmime. Një prej ndërtuesve, Hajredin Fratari tha se çmimet do të jenë në rritje. Ai tha se arsyeja kryesore për rritjen e sektorit të ndërtimit rezidencial është kërkesa dhe planet urbanistike të Bashkisë.

Fratari pohon se kërkesa për banesa me kosto të lirë dhe mesatare në periferi do të jetë në rritje të qëndrueshme edhe për këtë vit, duke shtuar se ka një trend rritës për banesa që kalojnë edhe të 900 eurot.

Ai theksoi për Monitor se çmimet pritet të rriten më tej për 2018 me rreth 100 euro për metër katror. Fratari tha se të gjitha objektet që do të ndërtohen më 2018 do të paguajnë taksë infrastrukture 8% në bazë të vlerës së shitjes së tyre.

Viti që lamë pas ishte pozitiv për sa i përket tregut të pasurive të paluajtshme, ku peshën kryesore e mbajtën segmentet e shitblerjes dhe qiraja. Ecuria pozitive gjatë 2017-s konfirmohet si nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, ashtu edhe prej ndërtuesve që operojnë në këtë sektor. /Monitor/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here