Këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në një hotel

0
316

Këngëtarja Dolores O’Riordan ka vdekur në mënyrë të papritur në një hotel në moshën 46-vjeçare, ka konfirmuar publicisti i saj.

Ylli i rrokut, që ka performuar kohët e fundit me bandën e saj “D.A.R.K.” po qëndronte në Londër.

Publicisti i saj nuk dha detaje të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes, përveç faktit që ndodhi krejt papritur dhe se familjarët e saj janë të shkatërruar.

Muzikantja irlandeze e udhëhoqi grupin e saj drejt suksesit ndërkombëtar në vitet ’90 me këngët Linger dhe Zombie.

Një deklaratë, publicisti i saj tha: “Këngëtarja kryesore e grupin irlandez The Cranberries ishte në Londër për një seancë të shkurtër regjistrimi.

“Asnjë detaj tjetër nuk është i disponueshëm në këto momente”.

Ajo shtoi: “Anëtarët e familjes janë të shkatërruar pasi kanë dëgjuar lajmet e fundit dhe kanë kërkuar të ruhet privatësia në këtë kohë shumë të vështirë”.

Në 2017 Cranberries njoftoi një turne duke përfshirë datat në Evropë, Britani të Madhe, dhe SHBA.

Megjithatë, në maj 2017, pak para nisjes së turneut evropian, The Cranberries iu desh të anulonte pjesën e mbetur të datave evropiane si rezultat i çështjeve shëndetësore të O’Riordan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here