Habit Rama: Ne nuk kemi më nevojë për opozitën, mekanizmi është në Kushtetutë

0
189

Kryeministri Edi Rama ka folur sot per ngritjen e institucioneve të reformës ne drejtesi, nga studio e “Tonight” e gazetares Ilva Tare, ku nenvizoi se qeveria nuk ka nevoje per opoziten nese ajo nuk do.

Rama tha se mazhoranca do vazhdoje e vetme ti ngrejë edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

“Ne nuk kemi më nevojë jo si mazhorancë por si shoqëri dhe si shtet për opozitën në rast se opozita nuk do. S’është fare arrogante, kjo është e vërteta, jo si shoqëri as si shtet ne nuk bllokohemi dot më nga opozita për cdo hap të reformës në drejtësi se është gjetur mekanizmi dhe është në Kushtetutë”.

Gjithashtu kryeministri u shpreh se tani LSI ka dale hapur kunder saj, teksa kur ka qene ne koalicion me PS, u shpreh se: “Ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri. Ka qenë vazhdimisht një qenie e dyzuar, tjetër në publik dhe tjetër në tavolinë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here