Guardiola flet pas humbjes me Liverpool

0

Guardiola thotë se s’ka përfunduar ende gara për titull në Premierligë, pas humbjes nga Liverpool.

Liverpool ia ka shkaktuar humbjen e parë Manchester City këtë sezon në Premierligë, duke e mposhtur 4:3 në “Anfield”.

Kjo humbje e lë Man Cityn në kuotën e 62 pikëve, 15 më shumë se përcjellësi më i afërt Manchester United. Por, Djajtë e Kuq kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe nëse fitojnë sonte kundër Stoke City, diferenca ngushtohet në 12 pikë.

Pavarësisht se ekipi i Guardiolas është shumë pikë para ndjekësit më të afër, ai thotë se asgjë s’ka përfunduar sa i përket titullit të Premierligës.

“Realiteti është se humbëm një ndeshje dhe tani kemi një javë kohë për t’u përgatitu për sfidën me Newcastle”, u shpreh Guardiola.

“Bëmë paraqitje të mirë, në pjesën e dytë luajtëm me të vërtetë mirë. Por, pas golit të dytë dhe të tretit që shënuan shpejtë e më pas të katërtin, ishte e vështirë për t’u rikuperuar nga kjo”, shtoi spanjolli.

“Gjithmonë kam thënë se Liga është e gjatë dhe se asgjë s’ka përfunduar. Ka edhe shumë ndeshje të vështira dhe duhet të fokusohemi ndeshje pas ndeshje”, theksoi mes tjerash Guardiola.

Lini nje pergjigje