Gazetari Hoxha: Autorët e shpërthimit nuk janë nga Shkodra, luftë për trafikun ndërkombëtar të drogës

0
220
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha është sot i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër. Ndër të tjera hoxha ka deklaruar se autorët nuk janë nga Shkodra, dhe se bëhet fjalë për larje të hesapeve me drogën.

“Autorët nuk janë nga Shkodra. Këtu kemi të bëjmë me luftën për hesapet e drogës. Dyshimet janë për trafikun ndërkombëtar të drogës. Nëse kemi të bëjmë me Hollandën, Malin e Zi, apo Anginë kjo është tjetër gjë dhe për këtë po hetojnë prokurorët. Ky lloj mekanizmi shpërthimi ka krijuar një shqetësim të madh te ambasadat. Ky është një akt terrorist. Të bësh një ekzekutim në këtë formë do të thotë që nuk të vret ndërgjegjia, dhe do thjesht të mbarosh punët e tua”, është shprehur Hoxha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here