Doli me leje nga burgu dhe nuk u kthye, kapet 30-vjeçari shqiptar

0
141

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

30 vjeçari kishte dalë me leje nga burgu i Patras, po nuk u kthye më kurrë. Ai vuante një dënim prej 15,5 vjetësh, i dënuar për trafik droge.

“Liria” e tij ka përfunduar paraditen e të hënës. Ai është pikasur në pikën e kontrollit të pasaportave dhe policët i kanë hedhur prangat, pasi ka rezultuar person në kërkim.

Tashmë ai do të kthehet sërish në institucionet e burgimit, ku do të duhet të gjykohet e ndëshkohet edhe për veprën penale të arratisjes nga burgu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here