Dembele dëmtohet sërish, ja sa do qëndrojë larg fushave

0
140

Dembele do të jetë jashtë fushave nga tre deri në katër javë, bën të ditur Barcelona.

Sulmuesi francez, Ousmane Dembélé, vetëm sa është rikthyer nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave gati katër muaj, por ishi i Dortmundit do të mungojë sërish.

Barcelona ka njoftuar se lojtari është lënduar në sfidën me Real Sociedad dhe se do të mungojë nga tre deri në katër javë.

“Lojtari ka pësuar tërheqje muskulore, por jo në vendin ku u operua muaj më parë dhe do të mungojë nga tre deri në katër javë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Barça ka njoftuar edhe për shqetësimet që ka Andres Iniesta në pulpën e djathtë dhe pritet të mungojë disa ndeshje gjithashtu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here