Ambasadori i Izraelit: Presim nga Shqipëria që të transferojë ambasadën në Jeruzalem

0
165

 

Ambasadori I Izraelit Boaz Rodkin I ftuar në emisionin PASSPORT me gazetar Arbër Hitaj në RTV Scan, flet për qëndrimin e Shqipërisë në OKB, pro rezolutës që kërkon zgjidhje me consensus të ccështje së Jeruzalemit. Ambasadori Rodkin thotë se Shqipëria është vend aleat dhe mik i Izraelit dhe për këtë arsye në kohë e duhur pritet vendimi për transferimin e ambasadës në Jeruzalem.

Do të dëshiroja të ndërronim temën e diskutimin tonë, dhe të ndalesha të një vendim që shkaktoi një valë të gjerë reagimesh në gjithë botën, e kam fjalën për vendimin e presidentit Amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të shpërngulur atje edhe ambasadën e SHBA. Pse besoni se pati kaq shumë reagime?

Së pari më duhet ta them se për ne ishte nje vendim historik. Një vendim i drejtë, dhe u jemi shumë mirënjohës presidentit amerikan që mori këtë vendim. Per ne si izraelit Jeruzalemi është kryeqyteti jonë. Është kryeqyteti i Izraelit që nga viti 1948, në 70 vitet e fundit. Por gjithashtu është kryeqyteti i kombit hebre prej 3 mijë vitesh. Qytetarët e thjeshtë hebrenj gjatë lutjeve të tyre të përdishme, luten që të shkojnë në Jeruzalem. Tempujt e shenjtë janë ndërtuar nga mbretërit hebrenj në Jeruzalem, pra për ne është natyrale që Jeruzalemi është kryeqyteti ynë. Është e vërtetë se jo gjithe Bashkimi Europian apo disa shtete të tjera nuk e njohin Jeruzalemin si kryeqytet, por de facto është kryeqyteti ynë, sepse pothujsë gjithë institucionet më të rëndësishme ndodhen në Jeruzalem. Parlamenti izraelit është në Jeruzalem, seli qeveritare, gjykata supreme, ministria e jashtëme ku dhe unë punoj është po në Jeruzalem. Kur ka vizita zyrtare nga delegacione të ndryshme, që takohen me Presidentin, Kryeministrin apo me zyrtare të tjerë, ata gjithëmonë takohen në Jeruzalem. De facto Jeruzalemi është kryeqyteti ynë. Dua ta theksoj se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump ishte historik, sepse ai zyrtarisht deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, por gjithashtu deklaroi se në të ardhmen ambasada e SHBA, do të transferohet në Jeruzalem.

Një pyetje tjetër që lidhet po me këtë vendim, por edhe me efektin që pati në Botë edhe në Shqipëri, që ka të bëjë me vendimin e Qeverisë Shqiptare që votoi rezolutën e Asamblesë së OKB-së, për të gjetur një zgjidhje bazuar në negociata dhe rezolutat e OKB-së për Jeruzalemin dhe jo unilaterale. Si e vlerësoni këtë qëndrim, dhe a do të ndikojë në raportet mes vendeve tona? Ju pyes sepse ka patur shumë debate dhe kritika të brendshme.

Kemi kanale diplomatike të hapura me Qeverinë Shqiptare, ku diskutojmë gjithë çështjet midis nesh. 2 javë më parë në fund të muajit dhjetor, një delegacion i Ministrisë së Jashtme zhvilloi një vizitë në Jeruzalem ku patëm edhe konsultime diplomatike, dhe ku u ngrit dhe kjo çështje. Ne besojmë se të gjithë miqtë dhe aleatët tanë, ku edhe Shqipëria është pjesë do të mbështesin këtë vendim Presidentin Trump.

Për ta mbështetur në të ardhmen?

Për ta mbështetur kurdo që do të duhet. Padyshim që Qeveria Shqiptare, duhet të vlerësojë dhe të marrë vendimet e saj. Disa shtete e kanë vendosur për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe kanë vendosur të shpërngulin atje ambasadat e tyre. Dhe jam i sigurt se Qeveria Shqiptare do të marrë vendimin e saj në kohën e duhur. Duhet ta them se miqtë dhe aleatët duhet të marrin vendimet, duke patur parasysh edhe raportet e fuqive në lindjen e mesme.

Ambasador sa kohë keni që keni ardhur në Shqipëri?

Kam ardhur këtu në prill të vitit 2015, afërsisht bëhen 3 vjet.

A keni një qytet të preferuar?

Qyteti im i preferuar është qyteti ku jetoj, Tirana.

Si do ti vlerësonit marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Izraelit?

Raportet mes 2 vendeve tona janë shumë të mira. Jemi në kontakte të vazhdueshme me Qeverinë Shhqiptare dhe me komunitetin e biznesit, me universitetet por edhe me institucionet e tjera të edukimit. Më duhet ta theksoj se raportet mes 2 vendeve tona janë shumë të mira në të gjitha aspektet.

Në lidhje me ekonominë, ku janë sektorët kryesorë ku kompanitë izraelite janë të interesuara më shumë për të investuar në Shqipëri?

Më shumë ka interes në bujqësi, si edhe ju mund ta dini bujqësia në Izrael është shumë e zhvilluar dhe me futjen e teknologjive të fundit që ndihmojnë. Disa nga këto zhvillime u janë prezantuar edhe fermerëve shqiptarë. Gjithashtu në sektorin e energjisë, ku kemi disa kompani izraelite këtu që janë shumë aktive. Gjithashtu ka interes në turizëm dhe hi-tech, teknologji.

Si do e vlerësoni klimën e të bërit biznes për kompanitë e huaja që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri?

Që të jem i sinqert me ju, në disa raste ka burakraci dhe gjërat nuk lëvizin shpejt. Ne përpiqemi ti ndihmojmë kompanitë izraelite për të zgjidhur çësthjet dhe të gjejnë rrugën në këto burokraci. Kemi bërë një punë të mirë. Por më duhet ta them se gjërat kanë ndryshuar për mirë që nga momenti që kam ardhur këtu. Tani është shumë më mirë klima e të bërit biznes në Shqipëri, se çka ishtë 3,4 ose 5 vite më parë.

Sa i përket shifrave, sa është numri i kompanive izraelite të pranishme në Shqipëri dhe sa në rajon?

Janë disa rreth 14 kompani, disa në Shqipëri dhe disa në rajon të shpërndara. Ka në Sofje apo Bukuresht ose Athinë. Por kanë përfaqësues këtu në Shqipëri. Pozita gjeografike është shumë favorizuese, pasi nuk është distancë e madhe.

Dhe ku janë më shumë të fokusuara, në bujqësi apo teknologji, it?

Ato nuk janë në sektorin e prodhimit, pra nuk prodhojnë, por bashkëpunojnë me kompani këtu. Në pjesën më të madhe jo si investime direkte.

Ku mendoni se janë sektorët që mund të kemi më shumë bashkëpunim, e kam fjalën jo vetëm për ekonominë, por edhe në siguri, infrastrukturë etj?

Besoj se një fushë ku mund të bashkëpunojmë është siguria, dhe siguria kibernetike. Izraeli është shumë i zhvilluar në këtë fushë, dhe ky sektor është shumë i rëndësishëm jo vetëm në Izrael por në gjithë Botën në ditët e sotme. Kemi parë që gjatë viteve të fundit janë shënuar një numër i madh sulmesh kibernetike ndaj infrastrukturës, dhe prandaj besoj se mund të bëjmë më shumë në këtë sektor. Gjithashtu në sektorin e ujit mund të bëhët më shumë. Dua ta ritheksoj se Izraeli është shumë i zhvilluar edhe në këtë aspekt. Disa kompani izraelite janë në kontakt me kompani shqiptare, por me institucione shqiptare që menaxhojnë ujin. Shqipëria ka shumë burime ujore, ndërsa ne i kemi teknologjinë për ta menaxhuar atë në një mënyrë shumë më efiçente. Gjithashtu kemi edhe sektorët tradicionalë, si në bujqësi që e përmenda edhe më lart por edhe turizëm. Në lidhje me turizmin, dua tju them se jemi në bisedime për fillimin e operimit të një linje direkt fluturimi mes  2 vendeve tona që do operojë mes Tel Avivit dhe Tiranës. Jam i sigurt se do të shtyjë edhe më shumë raportet ekonomike mes nesh.

Kur besoni se do të kemi fluturimin e parë?

Besoj se do të ndodhë gjatë pranverës 2018, por s’mund të them një datë të saktë sepse negociatat janë ende duke vijuar. Por jam i sigurt se duke filluar nga pranverë, do të ketë shumë turistë izraelit që do të vizitojnë Shqipërinë. Do të ishtë fantastike për të dyja vendet, sepse më shumë izraelit do të kenë mundësinë të zbulojnë Shqipërinë dhe vendet e bukura që ju keno, por do të sjellin një kontribut edhe në ekonomi.

Por si e njohin qytetarët e thjeshtë në vendin tuaj Shqipërinë?

Që të jem i sinqert me ju, nuk është se dinë shumë për Shqipërinë. Vendi juaj është i panjohur për ne. Kur shpesh bisedoj me kolegë, miq apo të afërm në vendin tim ata më bëjnë pyetje të thjeshta për Shqipërinë. Prandaj mendoj se nëse do të kemi akoma dhe më shumë turistë mes vendeve tona, ata do të kenë mundësinë të njohin Shqipërinë dhe çfarë mund të ofrojë, dhe të njihen personalisht edhe me historinë.

Kthehemi pak te te ekonomia, sa i përket shkëmbimeve tregtare cila janë mallrat kryesore që i dominojnë ato?

Një pjesë janë farmaceutike, apo edhe produkte bujqësie si fertilizues apo sisteme vaditëve. Nuk kemi shumë shkëmbime fizike, por edhe programe kompiuterike. Shumë nga ne ose pothuajse gjithsejcili, ka një telefon celular apo lap-top, shumë nga elementet e tyre programore i kanë izraelite. Ndonjëherë ju nuk i shikoni si mallra të vendosura në raftet e supermarketeve, por ato janë përreth.  Ky është kontributi izraelit për ekonominë këtu.

A mund të na thoni ndonjë emër të këtyre programeve, për kuziozitet edhe të publikut?

Po patjetër, sistemet e navigimt përshëmbull që kemi në celularët tanë kanë qëndrat e tyre në Izrael. Shumë kompani si Apple, google, intel etj kanë qëndrat e tyre zhvillimore në Izrael.

A ka projekte konkrete që qeveria juaj është duke ndihmuar Shqipërinë, dhe në cilat fusha janë të shtrira?

Ne bashkëpunojmë me autoritetet. Sa herë që evidentojmë një problematikë ose nevojë, në nivel pushteti lokal ose qëndror. Ne bashkëpunojmë me qeverinë tuaj, për ti vijuar projektet konkrete. Ne kemi agjensinë e zhvillimit që quhet Mashav në Ministrinë e Jashtëme. Janë disa projekte që ndiqen nga Mashav. Ne çdo vit, trajnojmë shqiptarë në sektorë të ndryshëm si në bujqësi, shëndetësi, arsim. Ne synojmë që ta zgjerojmë këtë aspekt dhe të kemi edhe një gamë më të gjerë trajnimesh. Ky është investimi kryesor që Qeveria ime është duke bërë në Shqipëri.

Po sa i përket të ardhmes, mund të kemi ndihmë ndoshta në ujësjellësa, bujqësi ose vepra të tjera?

Jemi duke diskutuar, por edhe duke bërë gjetjet se cilët janë ata sektor ku mund të paraqesim teknologjitë izraelite. Jam shumë shpresëplotë se në fund të këtij viti do të kemi më shumë biznese izraelite të pranishmë këtu në këtë fushë.

Një aspekt shumë i rëndësishëm është edhe kultura, çfarë mund të bëhet më mirë në të ardhmen në mënyrë që njerëzit e thjeshtë nga 2 vendet tona të mund të njihen më mirë me traditat?

Ne si Ambasadë Izraelite në Shqipëri, në periudha të ndryshme të vitit sjellim artistë të ndryshëm këtu. Disa fusha mund të jenë në kërcim, muzik, apo në fusha të tjera kulturore. E di që edhe ambasada e Shqipërisë në Tel Avivi, është duke bërë të njëjtën gjë, duke njohur popullin izraelit me kulturën Shqiptare. Por padyshim që mund të bëjmë akoma më shumë, nëse do të kemi më shumë burime. 2 vite më parë ishte një projekt i madh, me ardhjen e koregrafes me trupën kombëtare të baletit në Teatrin e Operas dhe Baletit.Ata patën një eksperiencë shumë të bukur këtu, qëndruan rreth 3 javë duke performuar në skenë motive izraelite. Rezultoi me shumë sukses, dhe shpreojmë ta përsërisim këtë sukses me projekte të tjera në të ardhmen.

Po në lidhje me programe bursash a ofron qeveria juaj bursa për të rinj shqiptar që dëshirojnë të studiojnë në  Izrael?

Siç e përmenda  pak më sipër ne kemi agjensinë e zhvillimit, ku publikojmë vazhdimisht kurset që studentët shqiptar mund të marrin pjesë. Gjithashtu në Tel Aviv janë disa shkolla ndërkombëtare ku çdo vit rreth 5 studentë shqiptar shkojnë dhe studiojnë atje. Dhe gjithë këto programe janë të hapura për të rinj të huaj që dëshirojnë të studiojnë në Izrael, apo për tu trajnuar.

Do të dëshiroja të ndërronim temën e diskutimin tonë, dhe të ndalesha të një vendim që shkaktoi një valë të gjerë reagimesh në gjithë botën, e kam fjalën për vendimin e presidentit Amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të shpërngulur atje edhe ambasadën e SHBA. Pse besoni se pati kaq shumë reagime?

Së pari më duhet ta them se për ne ishte nje vendim historik. Një vendim i drejtë, dhe u jemi shumë mirënjohës presidentit amerikan që mori këtë vendim. Per ne si izraelit Jeruzalemi është kryeqyteti jonë. Është kryeqyteti i Izraelit që nga viti 1948, në 70 vitet e fundit. Por gjithashtu është kryeqyteti i kombit hebre prej 3 mijë vitesh. Qytetarët e thjeshtë hebrenj gjatë lutjeve të tyre të përdishme, luten që të shkojnë në Jeruzalem. Tempujt e shenjtë janë ndërtuar nga mbretërit hebrenj në Jeruzalem, pra për ne është natyrale që Jeruzalemi është kryeqyteti ynë. Është e vërtetë se jo gjithe Bashkimi Europian apo disa shtete të tjera nuk e njohin Jeruzalemin si kryeqytet, por de facto është kryeqyteti ynë, sepse pothujsë gjithë institucionet më të rëndësishme ndodhen në Jeruzalem. Parlamenti izraelit është në Jeruzalem, seli qeveritare, gjykata supreme, ministria e jashtëme ku dhe unë punoj është po në Jeruzalem. Kur ka vizita zyrtare nga delegacione të ndryshme, që takohen me Presidentin, Kryeministrin apo me zyrtare të tjerë, ata gjithëmonë takohen në Jeruzalem. De facto Jeruzalemi është kryeqyteti ynë. Dua ta theksoj se vendimi i presidentit amerikan Donald Trump ishte historik, sepse ai zyrtarisht deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njohin Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, por gjithashtu deklaroi se në të ardhmen ambasada e SHBA, do të transferohet në Jeruzalem.

Një pyetje tjetër që lidhet po me këtë vendim, por edhe me efektin që pati në Botë edhe në Shqipëri, që ka të bëjë me vendimin e Qeverisë Shqiptare që votoi rezolutën e Asamblesë së OKB-së, për të gjetur një zgjidhje bazuar në negociata dhe rezolutat e OKB-së për Jeruzalemin dhe jo unilaterale. Si e vlerësoni këtë qëndrim, dhe a do të ndikojë në raportet mes vendeve tona? Ju pyes sepse ka patur shumë debate dhe kritika të brendshme.

Kemi kanale diplomatike të hapura me Qeverinë Shqiptare, ku diskutojmë gjithë çështjet midis nesh. 2 javë më parë në fund të muajit dhjetor, një delegacion i Ministrisë së Jashtme zhvilloi një vizitë në Jeruzalem ku patëm edhe konsultime diplomatike, dhe ku u ngrit dhe kjo çështje. Ne besojmë se të gjithë miqtë dhe aleatët tanë, ku edhe Shqipëria është pjesë do të mbështesin këtë vendim Presidentin Trump.

Për ta mbështetur në të ardhmen?

Për ta mbështetur kurdo që do të duhet. Padyshim që Qeveria Shqiptare, duhet të vlerësojë dhe të marrë vendimet e saj. Disa shtete e kanë vendosur për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe kanë vendosur të shpërngulin atje ambasadat e tyre. Dhe jam i sigurt se Qeveria Shqiptare do të marrë vendimin e saj në kohën e duhur. Duhet ta them se miqtë dhe aleatët duhet të marrin vendimet, duke patur parasysh edhe raportet e fuqive në lindjen e mesme.

Mbetemi prap në situatën e krijuar në lindjen e mesme, kur do të “mbretërojë” paqja. E lidh këtë pyetje me idenë në diplomaci se zgjidhja e vetme për paqen në lindjen e mesme është krijimi i shtetit të Palestinës, pra i 2 shteteve. Si e vlerësoni këtë tezë?

Fillimisht, duhet të kemi parasysh se Lindja e Mesme është një rajon i ashpër dhe problematik. Ka shumë zona të përfshira nga konflikte edhe të mëdha, dhe që nuk lidhen me problemin mes Izrealit dhe Palestinës. Ka një konflikt mes Iranit dhe Arabisë Saudinë, prej 6 vitesh është duke ndodhur luftë civile në Siri, në Jemen. Paqja do të mbretërojë, shpresoj herët dhe jo vonë. Ne si Izrael kemi qenë në konflikte me shumicën e fqinjëve tanë, por tani  marrëveshje paqeje me Egjiptin që nga 1979, që është edhe fqinji jonë më i madh, dhe shteti më i madh arab. Kemi gjithashtu një marrëveshje paqeje me Jordaninë, dhe jemi të hapur për të patur marrëveshje paqeje me të gjithë fqinjët tanë. Në deklaratën e pavarësisë së Izraelit në 1948, Izraeli i zgjati dorën për paqe gjithë fqinjëve dhe u deshën pak vite për ti nënshkruar me Egjiptin dhe Jordaninë dhe besoj do e kemi edhe një marrëveshje paqeje me Palestinën, pasi ata të kthehen në tavolinën e negociatave dhe të negociojnë me ne. Sa i përket gjetjes së një zgjidhje, padyshim që mund të jetë patje e 2 shteteve të pavarura, në të ardhmen një shtet Palestinez i pavarur dhe shteti i Izraelit. Dy shtete që duhet të jetojnë sëbashku në paqe dhe siguri, dhe ku të dyja palët ti njohin njëri tjetrit të drejtën për të jetuar në paqe dhe siguri. Pra besoj se do të duhet pak kohë për këto zgjidhje, por duhen patur parasysh edhe marrëveshje të tjera për Jeruzalemin, për sigurinë, për refugjatët edhe çështje të tjera. Të gjitha mund të zgjidhen në tavolinën e negocitave. Fatkejsisht pala palestineze është larguar nga tavolina e negocitave që kanë filluar rreth 25 vite më parë në 1993. Bisedimet vijuan për një periudhë të gjatë kohe, pastaj ndaluan, më pas rifilluan dhe u ndërprenë përsëri. Shpresoj të rifillojnë herët a vonë, sepse eventualisht paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për gjithë lindjen e mesme, qofshin ata hebrenj, arab, të krishterë ose musliman. Pra është e rëndësishme për të gjithë ne, dhe jam i sigurt se mund të arrihet paqja, nëse do të kemi lidership të fortë nga krahu tjetër për të kapur demin nga brirët për të negociuar sinqerisht për të arritur marrëveshjen e paqes.

Kam edhe një pyetje të fundit, duke qëndruar përsëri në Lindjen e Mesme, ku në Iran janë shënuar protesta. Pse është kjo retorikë e ashpër mes 2 vendeve tuaja, dhe kur mund të ketë qetësi?

Dua të theksoj që ne kemi patur raportet shumë të mira me Iraninë në të kaluarën, deri në revolucionin islamik në 1979. Në nuk kemi asnjë çësthje asnjë problem me popullin e Iranit, por kemi probleme me lidershipin iranian. Ju e keni parë besoj se drejtuesit e shtetit të Iranin e kërcënojnë pothuasje përditë Izraelin, dhe ekziztencën e tij. Aktualisht është shteti i vetëm i OKB-së që kërcëcnon një tjetër shtet të OKB-së se do e shkatërrojë. Ata nuk na njohin si shtet, nuk kemi raporte diplomatike. Por ata kanë krijuar një sistem ushtarak me qëllim të shkatërrojnë shtetin e Izraelit. Por ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodh. Në lidhje me protestat e fundit, Irani është diktaturë, dhe ka drejtues islamik, mullah apo ajatollah. Populli i Iranit meriton demokraci, të drejtat e njeriut, meritojnë të drejtën e fjalës së lirë, apo edhe të drejta të tjera që i kemi ne në Izrael, Europë. Mendoj se iranianët i mëritojnë këto të drejta. Ka patur disa protesta por që u ndaluan. Unë shpresoj që populli iranian të ketë ato të drejta dhe liri që gëzojmë ne në qytetërimin perëndimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here