Tragjike/ Gjendet i pajetë një 65-vjeçar

0
162

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Maliq të Korçës.

Sipas policisë në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë) është gjetur i mbytur shtetasi G. M., rreth 65 vjeç, banues në Podgorie-Maliq.

Nga të dhënat e para dhe këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13 janar 2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here