Kur deliri i pushtetit kap majat, pikërisht aty nis pikiata pa kthim!

0
516

Kryeministri dhe deliri i tij si njeri i gjithëpushtetshëm e “lider” jo vetëm në Shqipëri por edhe Rajon e më gjerë Ballkan, kapi sot majat në takimin e zhvilluar për 26-vjetorin e krijimit të FRESH. I turfulluar nga protestat e paralajmërura të opozitës, kryeministri tha se ishte kjo e fundit që po tentonte me cdo forcë të bllokonte integrimin e vendit. Kjo me logjikën se po të protestosh i bie të jesh kundër hapjes nsë negociatave të vendit!!! Dher kjo e gjitha sepse sipas Ramës në këto 6 muaj decizivë (më shume se sa për shqiptarët janë për vetë Ramën se nëse  nuk i hap edhe këtë herë di jetë dështimi i tretë rradhazi) të gjithë faktorët politikë duhet ta qepin gojën e ti rinë lepe-peqe qeverisë se ashtu e dashka integrimi!

Por pjesa ku deliri i kryeministrit kapi kulmin sot ishte me dy deklarata të dhëna në takimin e FRESH. Së pari Rama në lidhje me proceset integruese tha se,: “Ne e bëmë Shqipërinë kandidate për BE, ne do t’i hapim negociatat, ne do ta bëjmë anëtare e BE”. Ku e gjeti ky kryeministër kurajon të deklarojë se statusi u mor prej PS? Si “harron” ky kryeministër se procesi i integrimit ka domosdoshmëri dialogun politik?! Si “harron” ky kryeministër, duke mos lënë mënjanë edhe kontributin e opozitës me votimet për procest integruese, se në katër vitet e shkuara ka pasur një partner në qeveri. Apo këta të LSI vetëm i shajmë për tepsinë, se kur flitet për meriat, i takojnë vetëm PS-së??? Vetë kryeministri me këtë deklarim bie në kundërshtim të plotë me qendrimet e mëparshme ku deklaronte se cdo ecuri në procesin e integrimit evropian nuk mund të vijë si meritë e një pale.

Më e rëndë duket situata kur thekson se negociatat do t’i hapë PS dhe anëtarësimin në BE do ta bëjë po Rilindja? Procesi i integrimit nuk i përket një partie o zoti Kryeministër, qoftë edhe ajo në pushtet. Ashtu sic edhe vetë liderët e BE-së kanë theksuar me kohë, ai është një proces që kërkon bashkëpunim të ngushtë politik për reformat bazë dhe jo sic po vepron PS me tendencën për gjithëpushtet duke kapur së fundmi edhe institucionin e akuzës. Aq më tepër, kur thotë se anëtarësimin në BE do e bëj PS-ja, ky kryeministër mos po mendon se do qëndrojë në karrige deri në 2025?! Pushteti i tepërt nuk po i bën mirë me sa duket kreut të qeverisë.

Deklarata e dytë e mbushur me delir pushteti e kryeministrit sot ishte ajo që lidhet me Maqedoninë dhe vendimin atje për zyrtarizimin e gjuhës shqipe nga Parlamenti. “Nëse përpara pak ditësh, në parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohej deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari që duhet të jeni të gjithë krenar, duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni”.

Me këtë deklaratë kryeministri padyshim i ka vënë vulën delirit të pushtetit që e ka kapur prej kohësh. Si mund të deklarosh se njohja e gjuhës zyrtare në shtetin fqinj erdhi si pasojë e kontributit të madh të PS?! Pra në shtetin fqinj, të gjitha partitë shqiptare që kanë luftuar me kohë për këtë pikë nuk paskën asnjë vlerë. Mjaftoi njëherë kontributi i PS-së sipas kryeministrit dhe fap e fap, ccështja e gjuhës u zgjidh. Jo mor zoti kryeministër se për këtë vendim të Parlamentit janë përfshirë sa e sa përfaqëses të lartë të BE-së, sa e sa përfaqësues të partive politike shqiptare maqedonase e të tjera kontribues. Rama duke u munduar ta glorifikojë sa më shumë dokumentin që i ofroi partive shqiptare maqedonase në funddhjetorin e vitit 2016, lëvizje e cila erdhi edhe për shkak të konjukturave të përbashkëta Rama-Zaev-Soros, po mundohet të marrë për vete edhe meritat e një akti historik, sic ishte vendimi i Parlamentit maqedonas për gjuhën shqipe. Jo kaq delirant zoti kryeministër se kur deliri kap majat, pikërisht aty nis pikiata e pakthyeshme.

 

Shënim nga : standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here