Ylli Manjani “tallet” me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit

0
Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate nje takimi me drejtues te zyrave te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne te gjithe vendin./r/n/r/nMinister of Justice, Ylli Manjani, Ilirjan Muho, during a meeting with heads of offices Registration of immovable property across the country.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku tashmë janë zyrtarizuar si kandidatë, Armando Duka dhe bashkim Fino. Ai shkruan…

Loading...

“Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë …

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka”, shkruan Manjani.

Loading...

Lini nje pergjigje