Nderi pas vdekjes/ Fjalimi prekës i djalit të Sokol Barajt, shefit të policisë në ’97

0

Mes dhimbjes per humbjen e te atit dhe emocionit te madh per vleresimin e punes qe babai i tij la pas, djali i ish-drejtuesit te ndjere te Policise, ish-zv/minister i Brendshem, Sokol Baraj ka folur sot pas dekorates qe iu akordua ne 105 vjetorin e Policise se Shtetit. Dekorata e “Artë të Shqiponjës” iu dha Sokol Barajt, me propozim te ministrit dhe firmosur nga kreu i Shtetit, Ilir Meta.

Loading...

Dekorata iu dorezua bashkeshortes se tij te ndjere dhe te birit, i cili ndau me te pranishmit keto fjale.

“Ndihem shumë i privilegjuar të jem këtu sot dhe të pranoj këtë dekoratë në emër të babait tim i cili nuk jeton më, dhe ka lënë pas një boshllëk jashtëzakonisht shumë të madh. Megjithëse kjo dhimbje kaq e madhe s’është e lehtë të kalohet, por çdo vlerësim nga ana juaj e bën më të lehtë, dhe është një ngushëllim që unë e vlerësoj jashtë mase.

Arritjet profesionale të babait tim unë i kam kuptuar në një moshë pak të madhe, pasi ai nuk fliste shpesh për arritjet e tij. Nuk shprehej, nuk tregonte si drejtues por si një nëpunës i thjeshtë duke filluar që nga baza e deri në majë të piramidës, ndërtimin dhe reformimin e policisë që ne njohim sot.

Dhe pavarësisht se nga viti ‘97 deri tani ai u la në harresë, pavarësisht vështirësive që ka kaluar gjatë gjithë atyre viteve, unë e vlerësoj këtë dekoratë dhe falënderoj zotin Xhafaj që e propozoi, zotin Meta që pranoi që im atë të dekorohej.

Ndihem i privilegjuar që jam mes jush e kolegëve të tim ati, kjo është edhe meritë e juaj që i keni qëndruar pranë në një moment të vështirë”.

Kush ishte Sokol Baraj

Sokol Baraj vdiq pas nje ataku ne zemer, nderkohe qe ishte vetem 53-vjeç.  Ai la gjurmë në historinë e Policisë së Shtetit me punën e tij gjatë periudhës së vështirë të 97-ës.

Drejtor i Policisë së Shtetit – Koha e qëndrimit në detyrë: 3 korrik 1997-16 maj 1998 (dhjetë muaj e gjysmë). Ka punuar deri në vitin 1993 në SHIK, largohet për shkak të reformës, në 1997 zëvendësministër i Rendit e më pas Drejtor i Përgjithshëm i policisë.

Më pas karriera e tij vazhdon si këshilltar i kryeministrave shqiptarë për probleme të rendit dhe sigurisë dhe sërish në Shërbimin Informativ.

Më pas, pedagog në Akademinë e Rendit dhe nga viti 2005 e nxjerrin në lirim. Në vitet 1990-1991 ai ka qenë drejtues i Komisariatit të Kavajës. Baraj ka luajtur edhe me skuadrën e Dinamos si portier.

Loading...

Lini nje pergjigje