Manchester në luftë për Sanchez

0
128

Sulmuesi 29-vjeçar është subjekt i një beteje mes Manchester City dhe Manchester United për t’i siguruar shërbimet e tij gjatë këtij muaji, edhe pse mësohet se ish-njeriu i Barcelonës e dëshiron kalimin në City, ku do të ribashkohej me dikur trajnerin e tij Pep Guardiolan.

Arsenali është duke i kërkuar plot 39 milionë euro për Sanchezin, ndërsa agjenti i lojtarit, Fernando Felicevich, 5.6 milionë euro për ta lehtësuar transferimin e tij në City.

Por, Manchester City e ka bërë të qartë se nuk do t’ia plotësojë kërkesat personale Felicevichit dhe është i gatshëm të heqë dorë nga marrëveshja për kilianin për shkak të çmimit të lartë duke ditur se ai do të jetë lojtar i lirë pas gjashtë muajve.

Megjithatë, duke bërë një gjë të tillë, City do t’ia linte rrugën hapur Manchester Unitedit për ta transferuar Sanchezin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here