Kriza ka mbërthyer Realin, shënohet tjetër humbje në shtëpi

0
106
Soccer Football - Liga Santander - Girona vs Real Madrid - Estadi Montilivi, Girona, Spain - October 29, 2017 Real Madrid’s Sergio Ramos looks dejected REUTERS/Juan Medina - RC13B7B95DC0

Villarreali e ka tronditur Real Madridin duke e mposhtur në fund të ndeshjes së La Ligës midis “Santiago Bernabeut”, të shtunën pasdite.

Në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës spanjolle të dominuar nga Real Madridi, sidomos në pjesën e parë, skuadra mysafire i tronditi vendasit duke iu shënuar gol në minutën e 88-të përmes Fornals pas një kundërsulmi të shpejtë.

Reali pati një pjesë të parë më shumë raste, veçanërisht përmes Cristiano Ronaldos, dhe ishte shumë pranë golit, por pa sukses.

Kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit në “Bernabeu” në kuadër të La Ligas për Real Madridin, pas asaj ndaj Barcelonës.

Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona që kryeson tabelën e rënditjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here