Kërkoni seks të rastësishëm? Ja çfarë ndodh kur përzieni alkolin me këtë pije

0

Shumica e njerëzve sot e përziejnë alkoolin me pije energjike, dhe kjo po i nxitë studentët të bëjnë seks të rastësishëm.

Loading...

Studentët të cilët janë në universitet dhe e përziejnë alkoolin me pije energjike janë më të prirë të bëjnë seks të rastësishëm, sipas një hulumtimi nga Universiteti i Buffalos.

“Përzierja e pijeve energjike me alkool mund të shpijë në konsumim të tepërt të alkoolit, pasi që kafeina e bën më të vështirë ta kuptoni se sa të dehur jeni”, thotë autorja e këtij studimi, Kathleen e. Miller.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se rreziqet e përzierjes së alkoolit me pije energjike ndikojnë në përleshjet me tjerët dhe në vozitjen në gjendje të dehur.

Por, hulumtimet e fundit, përderisa nuk thonë se përzierja e pijeve energjike me alkool e ‘detyron’ dikë të bëjë seks të rastësishëm, të paktën ia rritë shanset për ta bërë atë veprim.

Seksi i rastësishëm dhe në gjendje të dehur ka pasoja të rrezikshme, duke përfshirë shtatzënitë e padëshiruara, sulmet seksuale dhe transmetimin e sëmundjeve seksuale!

Loading...

Lini nje pergjigje