Gruaja me tumor e lë me “gisht në gojë” Ramën

0
670

Takimet me popullin, kryeministri Edi Rama i kthen shpesh në situata komike me batutat e tij të zakonshme për gratë në shtëpi, burrat me mustaqe, etj. Kështu nisi takimi edhe me banorët e Rrëshenit derisa fjalën e mori një zonjë e ulur nga fundi i sallës.
Ajo i rrëfeu kreut të qeverisë se ishte e sëmurë me tumor dhe se shkonte çdo muaj në QSUT pranë pavionit të Onkologjik, por aty përballej me vështirësi të shumta. Ajo tha se kërkonte sqarime për mungesën e barnave dhe shërbimit, por askush nga administrata nuk u kthente përgjigje. Sipas saj, të sëmurët me tumor sillën vërdallë me burokraci të pafundme pavarësisht sëmundjes së tyre të rëndë.

“Nga 8 terapi që duhet të marr, kam marrë vetëm 3 dhe nuk jep askush sqarim” – tha zonja me zë të dridhur.

Duke qenë se çështja ishte serioze, Rama ndryshoi tonin e zërit dhe pranoi se e njeh situatën. Kreu i qeverisë tha se qeveria nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të kësaj kategorie pacientësh që shtohen. Rama premtoi një tjetër mënyrë të prokurimit të barnave për këtë pavion.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here