Gjendet e vdekur në banesë shqiptarja, ka dyshime se u qëllua nga një polic federal

0
137

Gjendet e vdekur një femër shqiptare 34 vjeç nga Kosova në Bad Langensalza të Gjermanisë.  Ndërkohë mësohet se pas zbulimit të kufomës është arrestuar një polic federal. Sipas informacioneve të policisë, gruaja në fjalë ka vdekur natën e së enjtes dhe në trup i janë evidentuar plagë me armë zjarri, që dyshohet të jetë pistoleta e një polici federal.

Polici nga Bavaria dhe partneri i gruas, të dy 22-vjeçarë janë gjendur në vendin e krimit, janë arrestuar dhe sërish janë lënë të lirë. Në banesë, sipas informacioneve janë sekuestruar një armë shërbimi dhe një letërnjoftim i një zyrtari policor. Të dy meshkujt kishin qenë në gjendje të dehur.

Ende nuk është krejtësisht e qartë nëse arma e gjetur është përdorur për vrasjen. Një zëdhënëse e policisë thotë po ashtu se ende nuk dihet se cili nga personat ka qëlluar. Shkaktari i vrasjes do të zbulohet pasi të kryhet autopsia. Sipas gjendjes aktuale të hetimeve, përjashtohet vrasja e qëllimshme nga ana e policit. Kështu, hetimet mbi dyshimin se vrasja është bërë nga pakujdesia janë në vazhdim e sipër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here