FOTO/ Vajza nga Tirana aplikon për operatore në Call Center, shokohet kur mëson ç’bëhej aty

0

Për shumë të rinj shqiptarë, puna në Call Center është bërë shpëtim dhe e vetmja mënyrë që të sigurojnë të ardhura pak mbi mesataren se sa në një punë në profesion.

Një punë të tillë ka kërkuar edhe një vajzë nga Tirana, e cila pasi ka parë një njoftim në rrjetet sociale, i ka shkruar vajzës që kishte postuar njoftimin.

Por vajza e cila ka dërguar denoncimin e saj pranë redaksisë së JOQ, është shokuar nga përgjigjja që ka marrë, sepse në fakt nuk bëhej fjalë për një call center si ato që jemi mësuar të dëgjojmë.

Kjo pasi kundrejt një pagese prej më shumë se 800 eurosh, vajza me emrin Evis, i thotë se do të lidhet direkt me të huajt, dhe nuk do t’i duhet as gjuha e huaj.

Jo vetëm kaq, por ajo i thotë se duhet të zhvishet dhe të bëjë çdo gjë që ata do t’i kërkojnë.

E reja e tronditur shkruan pranë JOQ:

Përshëndetje, unë quhem Era, jetoj dhe punoj në Tiranë. Aktualisht po kërkoja edhe një punë të dytë dhe tek një faqe e quajtur “Oferta punësimi Call Center Tirana”, pashë këtë njoftim. Dhe i shkruajta në inbox sot, por mora këtë përgjigje.”

Lini nje pergjigje