FOTO/ Pornostari që i kushtoi shtrenjtë Trumpit

0
288

Një ish aktore e filmave porno është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur mbi marrëdhënien seksuale me Donald Trumpin.

Raporti është konsumuar në 2006-ën, kur manjati i pasurive të patundshme ishte i martuar me gruan e tij aktuale, Melanian.

Goditja e rradhës në atë që rezultoi një e premte e zezë për liderin e Shtëpisë së Bardhë, erdhi nga Wall Street Journal, që risjell në vëmendje historinë e pretenduar mes Trumpit dhe Stephanie Clifford, e njohur në botën e kinemasë hard, me emrin e artit Stormy Daniels.

Ishte e përditshmja e Rupert Murdoch, që foli fillimisht për çështjen në 2016-ën, në mes të akuzave për ngacmime seksuale dhe seksizëm ndaj atëherë kandidatit presidencial.

Tani dalin në dritë detaje të rëndësishme. Sipas medias amerikane, avokati i Trumpit Michael Cohen kaloi 130 mijë dollarë në një llogari të pornostarit në Los Angeles, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Pagesa finalizoi tratativat me Clifford për ta bindur atë që të mos e zbulonte kurrë ngjarjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here