Fatoni e harroj shumë shpejt Eren, ja kush do e zëvendësoj

0
142

Faton Shoshi e konfirmoi vetë se i ka ndarë rrugët me Era Istrefin. Dikur ishin kudo bashkë, në çdo hap të karrierës së Erës, që nga publikimi i “Bonbon” tek nënshkrimi i kontratës me Ultra Music drejt karrierës ndërkombëtare të saj.

Sot, Faton Shoshi dhe kompania e menaxhimit të artistëve “Nesër” janë gati për të nisur punën përsëri, këtë herë me artistë të rinj.

Fatoni, publikoi në Instagram foto nga një darkë me bashkëpunëtorët duke nënvizuar nisjen e një faze të re. Dhe krah tij, është një prej këngëtarëve më premtues të momentit. Hyrja më e re në menaxhimin e Faton Shoshit është Butrint Imeri.

Këngëtari i “E jona”, “Bella” apo “Xhanëm”, shikohet shpesh në shoqërinë e Shoshit dhe mesa duket, janë tashmë një e tërë e kompletuar. “Loja fitohet pa e filluar”, shkruan Fatoni në një foto ku shfaqet me Butrintin dhe bashkëpunëtorët e tyre në produksionet muzikore dhe për videoklipet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here