Befason Mina në fushën e Barcelonës

0
157

Blerja më e fundit e skuadrës së Barcelonës Jarri Mina i ka befasuar të gjithë, teksa ka zbritur në fushën e stadiumit “Kamp Nou” zbathur. Në Kolumbi është zakon që në kontaktin e parë me fushën të shkelësh pa këpucë, dhe për këtë qëllim ai ka zbatuar besëtytninë.

“Rroftë Barcelona”, bërtiti futbollisti duke nxitur 8.552 tifozët të cilët ishin të pranishëm në prezantimin e tij, rreth 1 mijë më shumë se në prezantimin e Kutinjos disa ditë më parë.

Mina nuk është në formën e tij më të mirë pasi vjen nga pushime të gjata nga përfundimi i kampionatit në Brazil, ndaj ai ka filluar që të punojë me një përgatitës atletik, për të rigjetur formën e tij më të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here