7 gjërat që e përforcojnë raporin në çift

0

Të bësh dashuri është diçka e mrekullueshme, por a është vërtet kjo pika më e lartë e intimitetit? Sigurisht, ndihmon për të stabilizuar një lidhje shumë të fortë, por ka gjëra (që jo domosdoshmërisht bëhen veshur) që mund të çimentojnë raporin në çift.

Loading...

1. Të shihni njëri-tjetrin lakuriq
Kur nuk ke gjë në trup dhe nuk je fshehur nën mblulesa, do vijmë me siguri ankthet: sa vithe të gjera, sa shumë celulit, por pasi pasiguria të kalojë, ju do keni arritur majën e intimitetit.

2. Të zhvisheni
Bëhet fjalë për një metaforë, sepse u pamë njëherë lakuriq në pikën 1. Të zhvishesh e kemi fjalën të lini të bjerë nga trupi atë që të mbron, atë koracë që veshim nga frika se mos mbetemi të lënduar. Të mbetesh pa mbrojtje do të thotë të pranosh tjetrin tërësisht: unë besoj tek si sepse e di që nuk do më bësh keq.

3. Të shihni yjet
Të shtrirë në bar, ndërsa shihet një gjë që nuk ia gjen dot as fundin as kuptimin. Yjet do t’ju bëjnë të kuptoni se jeni pafundësisht të vegjël dhe do t’ju kujtojnë se edhe pse jeni në miniaturë, keni vendosur të përballoni gjithçka bashkë.

 

4. Të shkruheni (jo në whatsapp)

Dikur letrat ishin e vetmja mënyrë për të qëndruar në kontakt. Pritej me javë e me muaj për të marrë një. Fleta e letrës, pritja e gjatë, të mbushte me aq shumë emocione që para se të lexohej. Provo t’i shkruash një letër. T’ia lësh në xhepin e palltos. Të uroni një “Ditë të mbarë” me ndihmën e një pusulle. Me t’u kthyer në shtëpi, nuk do rrini dot larg nga njëri-tjetri.

 

5. Të gatuani së bashku
Para së gjithash, lereni internetin dhe besojini një libri të mirë me receta. Ndani detyrat dhe gatuani me zjarr të ngadaltë, njëlloj si pjatancat që keni vendosur të hani. Nuk ka rëndësi rezultati. Fakti që keni bërë diçka së bashku do t’ju sjellë shumë kënaqësi.

 

6. Të kapeni për dore
Diçka që nuk bëhet më me kalimin e viteve në një lidhje. Kape për dore atëherë nuk e pret. Kur të jeni në market, kur të jeni duke dalë nga shtëpia. Mjafton pak për t’i lënë të kuptojë se nuk është vetëm.

 

7. Të përkëdheleni
Të flini pa bërë asgjë pikante, vetëm shkëmbim përkëdheljesh: sa ka që nuk ndodh? Ka mbrëmje kur jeni aq të lodhur sa doni vetëm të vini kokën në jastëk. Lini pak vend për përkëdheljet e darkës. Në mëngjes do të duheni edhe më shumë se dje e më pak se nesër.

Loading...

Lini nje pergjigje