Zukerberg: Ndryshimi “drastik” që do pësoj facebook-u

0
154

Facebook-u do ndryshojë mënyrën e të bëri biznes duke sjellë kështu ndryshime në ardhjen e lajmeve në këtë platformë. Postimet nga bizneset, markat apo mediat nuk do të kenë më prioritet.

Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social. Më qartë, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.

 

Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij. Lajmi u dha nga vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, i cili tha se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj.

Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë. Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.

 

 

 KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet. Nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here