Vdekja e Rexhep Çelikut, këngëtarja e njohur i shkruan Metës: U ndje shumë i vlerësuar nga dekorata që i dhatë

0
499

Valltari i njohur Rexhep Çeliku u nda nga jeta sot pas një sëmundjeje të rëndë. Krahas shumë emrave të njohur të artit, kulturës dhe  politikës, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Myfarete Laze.

“Pushoftë në Paqe. Mirënjohje për gëzimin që i dhuruat pak ditë më parë, qofshi i nderuar z. President. Megjithëse  rëndë nga shëndeti e çuat në këmbë dhe u ndje shumë, shumë i vlerësuar. Ngushëllime!”, shkruan Laze në një mesazh drejtuar Presidentit Meta.

Pak ditë më parë, me një ceremoni të veçantë në Presidencë, Kreu i Shtetit dekoroi valltarin e njohur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here