Shkruajtën në “Facebook” se do protestojnë kundër Ramës, policia ndalon banorët e Torovicës

0
157

Ka mjaftuar rrjeti social Facebook që Policia e Shtetit të marrë masa ndaj një proteste të mundshme në kohën kur në Lezhë të mbërrijë kryeministri Rama dhe ministrat e tij.

Shkak sërish janë banorët e Torovicës të cilët kanë kërkuar që të jenë në Lezhë gjatë mbledhjes së qeverisë Rama 2 për të kërkuar rrugën e premtuar prej deputetëve të mazhorancës.

Statuset e disa banorëve të Torovicës që kërkonin një prezencë sa më të madhe për ti treguar problematikën kreut të qeverisë ka marrë menjëherë vëmendjen e uniformave blu.

Fillimisht kanë kaluar në skanerin e policisë statuset e disa banorëve për të gjetur organizatorët e protestës dhe identifikimin e pjesëmarrësve të mundshëm.

Herët në mëngjes, policia u ka zënë “pritë” në hyrje të fshatit Balldre automjeteve që vinin nga Torovica në drejtim të Lezhës dhe thuajse çdo banorë i saj është kontrolluar dhe marrë në pyetje, ndërsa të tjerë janë shoqëruar në polici.

Konfirmohet se të paktën 4 persona janë marrë në pyetje në lidhje me protestën e mundshme të banorëve për ti kërkuar atij ndërhyrje për rrugën e Torovicës dhe më pas janë lënë të lirë. Burime konfidenciale nga policia e Lezhës kanë bërë me dije se në listën e personave që janë nën vëzhgim nga uniformat blu që nga momenti i mbërritjes dhe deri në largimin e kryeministrit pjesa më e madhe janë banorë të Torovicës që edhe pse nuk kanë asnjë precedentë penal, përbëjnë “kërcënim” pasi mund të jenë pjesë e protestës.

Megjithëse ende nuk është konfirmuar se kush janë organizatorët e protestës, bëhet me dije se asnjë incident nuk do të krijohet në momentin e mbërritjes së kryeministrit, ndërsa lëvizja e tij do të shoqërohet nga protestuesit si një shenjë për ti tërhequr atij vëmendje ndaj një shqetësimi shumë vjeçar të këtyre banorëve.

Fotoja e policisë së Lezhës ndërsa pret për kontroll të gjitha mjetet që vinë nga Torovica në drejtim të Lezhës është bërë virale dhe nuk kanë munguar edhe kuriozët që kanë dashur të informohen më shumë rreth kësaj pike kontrolli e cila rezultoi se ishte pikërisht për të penguar protestën e mundshme të banorëve nga Torovica.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here