Miratimi i Ligjit për Gjuhët, temë kryesore në mediet botërore

0

Deputetët e Maqedonisë kanë kaluar ligjin ditën e djeshme që bën gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare, ndërkohë që shumica parlamentare ka votuar pro, kurse opozita ka kundërshtuar atë, me këtë shkrim kanë nisur ditën mediet ndërkombëtare si “Uashington Post”, “Associated Press” dhe “The Daily News”, të cilat i kanë dhënë rëndësi të madhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Ligji është votuar nga 69 deputet nga 120 gjithsej sa janë në parlament dhe se më pas duhet të nënshkruhet nga ana e presidentit të vendit që ai të bëhet i plotfuqishëm. Parlamenti ka votuar draft-ligjin, i cili kishte nisur në procedurë në nëntor të vitit të kaluar.

Loading...

Etniteti shqiptar përbën një pjesë të madhe të popullsisë në Maqedoni, e cila numëron 2.1 milion banorë, ndërkohë që gjuha e tyre bëhet zyrtare në të gjithë institucionet shtetërore përfshirë këtu edhe nivelin qendror.

“Ligji paraprak, i cili ishte propozuar nga viti 2001, ku solli edhe përfundimin e konfliktit të armatosur mes shqiptarëve dhe forcave të armatosura, ka garantuar avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe etniteteve tjera pakicë që janë në vend në atë pjesë që përbëjnë 20% të popullatës”, shkruan Associated Press.

Loading...

Lini nje pergjigje