Më shumë se 100 vjedhje, shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë

0

Katër hajdutë shqiptarë janë arrestuar në Itali nga policia pasi dyshohen për rreth 100 vjedhje të bëra në shtetin italian.

Loading...

Vjedhjet janë bërë midis krahinave Rimini, Ankona, Pesaro-Urbino Modena. Mes mallrave të vjedhura janë sekuestruar më shumë se një kilogram sende ari.

Operacioni filloi disa ditë më parë për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve, veçanërisht në zonën Valconca. Gjatë një tentative për vjedhje në 30 dhjetor në një shtëpi në Itali, i zoti i shtëpisë mundi të mbante targën e makinës së hajdutëve dhe në këtë mënyrë policia e pati më të lehtë hetimin, shkruan “Ansa”.

Policia italiane në një periudhë të shkurtër mundi të arrestonte hajdutët nga Shqipëria. Sakaq, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...

Lini nje pergjigje