Një banesë është grabitur këtë të premte në Ksamil dhe pronari i saj është dhunuar.
Sipas burimeve policore, rreth orës 07:30, në banesën e P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre persona të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur.
Autorët e maskuar i kanë marrë çelësat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur.
Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.
Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Pasi është liruar, P.L. ka lajmëruar policinë.
Discussion about this post