Guardiola thyen rekordin e radhës

0
185

Pep Guardiola është shpallur trajneri i muajit në Premierligën angleze për muajin dhjetor dhe kështu u bë trajneri i parë ndonjëherë që fiton këtë çmim për katër muaj rresht.

Trajneri i Manchester Cityt e fitoi këtë çmim po ashtu në muajt shtator, tetor dhe nëntor, gjersa skuadra e tij vazhdon të jetë e pamposhtur në Premierligë.

City e përmbylli vitin me 14 pikë më shumë se rivali i tij pasi regjistroi gjashtë fitore dhe një barazim në dhjetor.

Në një sezon kur City ka vendosur çmime të shumta, Guardiola ka vënë rekordin e tij personal duke e fituar çmimin trajneri i muajt për katër muaj më radhë.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është trajneri i vetëm që e ka fituar këtë çmim për tre muaj më radhë. Conte e arriti këtë sukses sezonin e kaluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here